Historike, vetëm e tillë mund të konsiderohet ndeshja e volejbollit mes Partizanit dhe Erzenit, e vlefshme për kupat e Europës. Për herë të parë dy skuadrat shqiptare u ndeshën në një kompeticion ndërkombëtar dhe kjo bëri që me të drejtë Parku Olimpik “Feti Borova” të mblidhte shumë tifozë në mbështetje te skuadrave për këtë objektiv madhor, kualifikimin në raundin tjetër.

3-0 ja doli Erzeni të kalonte çdo pritshmëri duke bërë për vete fitoren në aktin e parë të kësaj sfide me skuadrën e drejtuar nga Arben Sako, qe u treguan të saktë dhe goditën kundërshtarin në pikat e tyre të dobta duke mos i dhënë kohë ekipit te Ylli Tomorrit për reagim.

20-25 u mbyll seti i parë me Partizanin që në vend të përmirësonte lojën ne te dytin e humbi atë edhe me thellë 15-25.

Sa i përket setit të tretë nuk pati shumë histori me Erzenin që përfitoi nga euforia për të kaluar lehtë dëshirën e Partizanit që tentoi të bënte mirë, por pa sukses. Sigurisht që do të kenë mundësi rikuperimi në ndeshjen e radhës, megjithatë i rëndesishëm për volejbollin shqiptar mbetet fakti që pavarësisht çdo rezultati do të kemi një skuadër ne raundin tjetër aty ku do të ndeshet me një prej ekipeve më të forta në Europë, siç eshtë Power Voley Milano.

Sidorela Gjoni

Top Channel