Dy vajzat e rubrikës “Përputhen”, Ina dhe Antoneta, ishin të ftuara pasditen e sotme në studion “e Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë përjetimet dhe këtë eksperiencë të re në jetën e tyre.

Teksa pranuan se në fillim kishin qenë pak skeptike për të qenë pjesë e këtij formati, të dyja vajzat theksuan se qëllimi i tyre kryesor është të përcjellin një mesazh për të emancipuar dhe fuqizuar femrat kudo ndodhen.

Sa i përket marrëdhënieve me djemtë që janë konkurrentë, vajzat dhanë mendimin e tyre për secilin, madje Ina bëri një deklaratë dashurie në studio, që në fakt nuk i dedikohej asnjë prej tyre, por autores së programit, Olsa Muhametit.

“Dashurinë e parë në “Përputhen” unë e kam me Olsën dhe ka konkurrencë të fortë”, tha me humor Ina.

 

Top Channel