E enjte, 14 Shkurt 2019
09:17
Goditën me shkopinj afrikanët e Besëlidhjes, dy persona procedohen penalisht

Një incident është shënuar pasditen e së mërkurës në Lezhë, ku disa të rinj janë konfliktuar me futbollistët afrikanë të Besëlidhjes, Isak dhe Omar Kamara.

09:06
Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një gruaje

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mëngjesin e sotëm pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.

08:44
Ja sa kushton dashuria në Shqipëri

Dashuria kushton. Duke marrë shkas nga 14 shkurti, Dita e Shën Valentinit që në Shqipëri, si çdo festë e “importuar”, ka marrë trajtë tjetër, një çift shqiptar nuk e kalon më këtë ditë vetëm me një trëndafil.

08:28
Grabitet banka në Elbasan. Nën kërcënimin e thikës grabitësi merr…

Në lagjen “Kongresi” të qytetit të Elbasanit, një person i paindetifikuar ka hyrë në ambientet e një “Agjencie për dhënie kredie të vogla” dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë rreth 50 000 lekë dhe është larguar me shpejtësi.

08:22
Grabitet bankomati i një banke, autorët e thyen e më pas…

Grabitet me dhunë bankomat i një banke në Shijak.

06:07
Rrëzohet projekt buxheti, Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme

Parlamenti spanjoll hodhi poshtë projekt buxhetin e vitit 2019 të mërkurën, pasi separatistët katalanas i kthyen shpinën qeverisë, duke e shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme kombëtare, mes një peizazhi politik gjithnjë e më të fragmentuar.

05:19
Mesfushori i West Hamit braktis Irlandën për “3 Luanët”

Futbollisti i West Hamit, Declan Rice vendosi të ndryshojë zgjedhjen e tij për të luajtur në nivel ndërkombëtar, duke kërkuar zyrtarisht një fanellë tek Anglia.

05:02
Gazsjellësi rus “Nord Stream 2”, ngadalësohet prej rregullave të BE-së

Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje të përkohshme të mërkurën mbi rregullat e reja që rregullojnë tubacionet e gazit të importit, duke hedhur dyshime mbi strukturën operative të planifikuar të tubacionit “Nord Stream 2” të Rusisë.

04:27
Filipine, arrestohet kreu i një portali opozitar me presidentin Duturte

Kreu i një portali lajmesh në Filipine, i njohur për qëndrimin e rreptë ndaj Presidentit Rodrigo Duterte, gjë për të cilën është vlerësuar me disa çmime, u arrestua të mërkurën me akuzat për shpifje, duke u bërë rasti i fundit në një seri çështjesh ligjore kundër kundërshtarëve të perceptuar të qeverisë.

03:41
Mbreti i Arabisë Saudite miraton projekte miliarda dollarëshe për Rijadin

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman miratoi të mërkurën realizimin në kryeqytetin Riyadh të projekteve me vlerë 29.9 miliardë rijal (7.97 miliardë dollarë), të fundit në një seri njoftimesh të investimeve të profilit të lartë, që sinjalizojnë mbështetjen për djalin dhe trashëgimtarin e tij.

02:49
Argjentinë, mijëra njerëz protestojnë kundër masave shtrënguese

Dhjetëra mijëra demonstrues bllokuan rrugët kryesore në Buenos Aires të mërkurën, ndërsa marshuan për të protestuar ndaj papunësisë së lartë dhe politikave të drejtuesit të qendrës së djathtë argjentinas Mauricio Macri, duke përfshirë shkurtime për subvencionet e shërbimeve publike.

02:02
Sulm kamikaz në Iran, vriten 27 anëtarë të Gardës Revolucionare

Një sulmues kamikaz vrau të paktën 27 anëtarë të Gardës Revolucionare të elitës iraniane të mërkurën, tha agjencia e lajmeve Tasnim. Ngjarja ndodhi në rajonin juglindor ku forcat e sigurisë po përballen me një rritje të sulmeve të militantëve nga pakica myslimane sunite.

01:34
Australia paralajmëron hapjen e Ishullit të Krishtlindjeve

Australia do të rihapë një qendër të kontestuar të paraburgimit për azilkërkuesit, tha Kryeministri Scott Morrison të mërkurën, pasi nuk ia doli të mbrojë nga miratimi në parlament të një ligji që lejon emigrantët në kampet e largëta të marrin kujdes mjekësor në vend.

00:59
Kongresi kundër Trump: Nuk do të ndërhyjmë ushtarakisht në Venezuelë

Kongresi nuk do të mbështesë ndërhyrjen ushtarake të SHBA-ve në Venezuelë, pavarësisht nga sugjerimet e Presidentit Donald Trump se një veprim i tillë nuk përjashtohej, tha të mërkurën kryetari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Kongresit.

00:39
Rëndohet bilanci i aksidentit në Maqedoninë Veriore, mes viktimave edhe djali i një deputeti

Ka shkuar në 14 numri i viktimave të aksidentit që ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në autostradën Shkup-Gostivar, në prani të fshatit Llaskarcë.

00:04
Raporti/ Bien për të tretin vit radhazi, aplikimet për azil në vendet e BE-së

Numri i njerëzve që kërkojnë azil në Bashkimin Evropian ra për të tretin vit me radhë në 2018-ën, duke shkuar në më pak se gjysmën e shifrave të pikut gjatë krizës së emigracionit 2015-2016, treguan të dhënat të mërkurën.

E mërkurë, 13 Shkurt 2019
23:33
Reali dhe Tottenhami nuk falin, me një këmbë në çerekfinale

VAR-i debutoi në Champions League me një vendim në favor të Realit të Madridit, pasi teknologjia ndërhyri për të sinjalizuar pavlefshmërinë e një goli të mesfushorit të Ajaxit, Tagliafico, me këtë të fundit që kishte qenë në pozicion jashtë loje në momentin e gjuajtjes drejt portës.

22:53
Kapshticë, kapet rreth një ton kanabis. Lëvizte në drejtim të Greqisë

Rreth një ton lëndë narkotike mendohet të jetë sasia e drogës së gjetur në njërin prej kamionëve që u bllokuan në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ndërkohë që është duke u kontrolluar edhe kamioni i dytë.

22:07
Greqi, “zyrtarizohet” autori i vrasjes së biznesmenit grek, shqiptari Genc Pepa

Policia greke ka zbardhur vrasjen e Aleksandro Stamatiadhi, biznesmenit grek të ekzekutuar një vit më parë gjatë një grabitjeje me armë në banesën e tij.

22:00
“Top Story”, si zhvlerësohet kromi duke u eksportuar i papërpunuar

Një shqetësim tjetër i madh që Top Story mori në konsideratë për ta trajtuar është zhvlerësimi e kromit nga pronarët e minierave. Kjo bëhet për të ulur sa më pak rentën, një taksë që derdhet në buxhetin e shtetit.

21:55
“Top Story”, pamje të qytetit më të varfër të Shqipërisë. Aty ku nxirren miliarda nga pasuria e nëntokës

Bulqiza, është një qytet me rreth 10 mijë banorë. I gjithë aktiviteti ekonomik, bazohet te punësimi në minierën që funksionon prej vitit 1948. Janë të rralla ato familje që nuk kanë të punësuar të paktën një pjesëtar në minierë.

21:50
“Top Story”, intervistë me familjen e minatorit të ndjerë. Aty ku mjerimi është ulur këmbëkryq

Tragjeditë janë të shumta në minierën e Bulqizës. “Top Story” vizitoi gjithashtu familjen e Zaim Hysës, minatorit që ka humbur jetën në vitin 2007. Ai la pas bashkëshorte Farien dhe dy fëmijë.

21:48
Dëshmi tronditëse: Tentuan të fshihnin trupin e minatorit, e sillnin vërdallë nëpër qytet

“Top Story” ka siguruar dëshminë tronditëse të një gruaje, bashkëshorti i së cilës, Shahin Peti, ka humbur jetën në një galeri të “Zonës D” në gusht të vitit 2013. Kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur.

21:38
Ekskluzive në “Top Story”, procesverbale që bëjnë fajtorë për aksidentet, minatorët e vdekur!

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2008 janë aksidentuar të paktën 221 minatorë, 34 prej të cilëve kanë humbur jetën. Referuar dokumenteve të Inspektoriatit të Punës, thuajse në të gjithë aksidentet, shkak bëhet moszbatimi i rregullave të sigurimit teknik.

21:30
“Top Story”, shfrytëzimi i dhunshëm i minierave ka sjellë rrëshqitje të malit

“Top Story” solli nga afër kufijtë mes “Zonës së Parë” dhe “Zonës D” të minierave, aty ku operojnë mbi 30 subjekte. Shterimi pa kriter i burimeve natyrore dallohet nga rrëshqitjet masive të dheut.

21:26
Burgu ekstrem amerikan për El Çapon, i cili është arratisur dy herë në Meksikë

Mafiozi i njohur meksikan, El Çapo, është dënuar me burgim të përjetshëm në një prej gjyqeve më të famshme të drogës, dhe do të mbyllet në burgun me sigurinë më të lartë në SHBA.

21:24
“Top Story”, brenda minierës për të pasqyruar nxjerrjen e kromit

“Top Story” u ndal në minierën e madhe që ndodhet në zonën veriore të masivit të pasur me krom. Kjo minierë funksionon me nivele që shkojnë vertikalisht deri në 1.450 metra nën sipërfaqen e tokës.

21:18
“Top Story”, mbivendosje në miniera dhe larje hesapesh mes pronarëve të kromit

Një seri atentatesh me vrasje të porositura janë kryer përgjatë këtyre viteve, mes biznesmenëve të kromit.

21:15
“Top Story”, batërdia me minierat e Bulqizës. Ja sesi u parcelizuan ndër vite!

Batërdia në minierën e Bulqizës është shkaktuar nga fenomeni i parcelizimit përmes lejeve pa kriter, për njerëz të lidhur me politikën.

21:13
“Top Story”, deputeti i Bulqizës: Statusi i minatorëve u paragjykua, u kthye në çështje politike

Deputeti i Bulqizës, Përparim Spahiu është djalë i një minatori dhe ka depozituar një projektligj për statusin e minatorit në Kuvend.

21:10
“Top Story”, mjerimi i minatorëve të Bulqizës! Si janë mashtruar për statusin?

“Top Story” u ndal në një prej lokaleve modeste që ka Bulqiza. Aty mblidhen punëtorët e nëntokës për të qarë hallet mes tyre. Cigare, kafe dhe një gotë raki për të zbutur pak të ftohtin ekstrem të Bulqizës, shoqërojnë çdo ditë këta njerëz të punës.

21:06
“Top Story”, njihuni me këshilltarët e Bashkisë së Bulqizës… Janë pronarë minierash!

“Top Story” udhëtoi për në qytetin e Bulqizës, për të sjellë në transmetim minierat e saj. Ata që shihni në video janë anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët kontrollojnë jetën politike dhe ekonomike të qytetit të kromit… Janë 21 burra dhe gra, këshilltarë të zgjedhur me votën e popullit.

20:33
“Fiks Fare”, ura e Tapizës në prag katastrofe!

Ura e Tapizës në Krujë mund të jetë sot për sot ura me rrezikshmërinë më të lartë. E ngritur mbi lumin Tërkuzë, ajo përballon pjesën më të madhe të trafikut në vend, duke lidhur rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë.

20:27
Fëmijët, mësim pasdite për shkak të rikonstruksionit në mes të vitit shkollor

Prindërit e shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” janë mbledhur pasditen e së mërkurës për të kundërshtuar transferimin e procesit mësimor për fëmijët e tyre në dy shkolla të tjera.

20:22
Debate për TEC-in e Korçës. Do të punojë me gaz, ambientalistët shqetësohen për ndotjen

Projekti për ndërtimin e një TEC-i në Korçë është duke dyzuar ambientalistët, të cilët e shohin si një shqetësim ndikimin që do të ketë në mjedis ky projekt.

20:16
Shqiptarët, pas bananeve me kokainë. Nis gjykimi në Gjermani

Autoritetet gjermane kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, pasi gjetën kokainë të fshehur në ngarkesat e bananeve.

20:11
Aksidenti tragjik u merr jetën të paktën 13 personave në Maqedoninë e Veriut

Një aksident tragjik në austradën Tetovë-Shkup u ka marrë jetën të paktën 13 personave, ndërsa rreth 40 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit.

20:05
Paditet në Kushtetuese “makina e së vërtetës”, do të përdorej për hetime

Poligrafi, apo “zbuluesi i gënjeshtrës” është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

19:56
Spiunët, ende në administratë. Autoriteti i Dosjeve i zbuloi, por nuk janë hequr

Autoriteti i Informimit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit i tregoi Top Channel inicialet e 30 spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të institucionit më famëkeq të komunizmit. Dy prej tyre, me inicialet Gj.Sh. dhe I.M. ndodhen në Akademinë e Shkencave.

19:43
Aleatët e PD: Protesta s’do të jetë e dhunshme, por do të largojë Ramën nga pushteti

Të shtunën, opozita zhvillon protestën e parë kombëtare për këtë vit, për largimin e Edi Ramës. Udhëheqësit e opozitës kanë folur për rrethim të Kryeministrisë, ndërsa aleatët zbulojnë detaje nga skenari i së shtunës.

19:41
Analistët në Tiranë, thirrje Prishtinës: Dëgjoni Shtetet e Bashkuara! Përplasja, në dëm të Kosovës

Paskal Milo, ish-ministër i Punëve të Jashtme, e komenton letrën e Uashingtonit për udhëheqësit e Kosovës si një situatë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

19:27
Rama: Dajti, miku i Berishës; Me protestën, Basha kërkon të hyjë në qeveri

Mirditorët i kërkuan Edi Ramës të reagojë mbi vendimin e gjykatësve të Krimeve të Rënda, që pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj Dritan Dajtit për vrasjen e 4 policëve, duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm.

18:33
“Ftesë në 5” zbulon surprizën për Elita 5, ja çfarë ndodhi…

Gjatë bisedës me këngëtarin e talentuar Pier Noshi, autorja dhe moderatorja e “Ftesë në Pesë”, Bieta Sulo zbuloi se ky i fundit ishte pjesë e surprizës që do t’i bëhej grupit Elita 5.

18:30
Këngëtari i njohur zbulon dedikimin për të dashurën: E dëgjonte dhe i rridhnin lot!

Këngëtari i njohur, Pier Noshi ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth projektit të ri muzikor “Ëndërr”.

17:25
F1, Mercedesi prezanton “bishën” e re, do të drejtohet nga Hamilton-Bottas (Foto)

Kampionët në fuqi të botës në garat e Formulës 1 prezantuan me krenari makinën e re, me të cilën do të synojnë të mbrojnë fronin duke nisur nga muaji i ardhshëm.

17:07
Superoperacion antidroge në Greqi, 23 shqiptarë mes 37 të arrestuarve

Policia greke ka shkatërruar një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të drogës në vend. Sipas njoftimit për shtyp të policisë, gjatë aksionit të zhvilluar në dy ditët e fundit u arrestuan në total 37 persona, 23 prej të cilëve shqiptarë, një shtetase rumune dhe 13 grekë.

16:47
Pas heqjes së shiritit të kapitenit, Icardi lihet edhe jashtë Europa League

Interi vendosi të trondisë jo pak tifozët këtë të mërkurë, me ndryshimin e hierarkive te lojtarët, duke shkarkuar nga përgjegjësitë dhe privilegjet e kapitenit sulmuesin Mauro Icardi.

15:57
Top Talk/ Protesta e opozitës, Voda: Policia, plan të mirëorganizuar operacional

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, u shpreh në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se “Policia e Shtetit ka gati planin operacional” në kuadër të protestës së opozitës në 16 shkurt.

15:57
Top Talk/ Voda: Video-skandali në Malësinë e Madhe, SHÇBA po heton. Ende mister denoncuesi

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda foli në studion e “Top Talk” për video-skandalin në Gruemirë të Malësisë së Madhe, si pasojë e të cilit një efektiv i forcave të rendit u arrestua për ngacmimin seksual të një 15-vjeçareje.

15:56
Botërori i Atletikës, prezantohet maskota e eventit

Quhet Falah edhe është maskota e Botërorit të Atletikës që do të zhvillohet në muajin shtator të këtij viti në Doha të Katarit.

15:53
Top Talk/ Voda: Shqipëria, jo më problem për kanabisin; Dyrnjaja provokon për drogat e forta

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, deklaroi në studion e emisionit “Top Talk” se sipërfaqja e mbjellë në Shqipëri me kanabis është ulur ndjeshëm.

15:50
Kapet kosovari i dënuar për terrorizëm. Tentoi të linte Shqipërinë me pasaportë false

Një 32-vjeçar nga Kosova ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar me dokument të falsifikuar, por është ndaluar nga forcat e policisë.

15:42
Arti shqiptar në Milano. Veprat në ekpozitën e titulluar “Mashtrim”

Pavioni shqiptar në Panairin e Artit në Milano tërhoqi vëmendjen e mijërva viziorëve, duke sjellë një shpresë të re për artistët e rinj shqiptarë, jo vetëm pjesëmarrës në të.

15:38
Basketbolli plot me të huaj. Në ekipet shqiptare, numër rekord

Basketbolli shqiptar duket se po humbet bazën vendase duke u “pushtuar” nga sportistët e huaj të cilët janë dyndur në një shifër rekord në këtë sezon, sidomos për meshkuj, ku në 6 ekipet e Kategorisë Superiore gjenden 24 lojtarë të huaj, një shifër rekord kjo në historinë e basketbollit vendas.

15:33
Ligj të ri për tokat e “7501”. Nisma e Braçes për të lehtësuar 9 mijë familje fermerësh

Kur kanë kaluar më shumë se 25 vite që kur u shpërndanë tokat me ligjin 7501 dhe atë për ndarjen e tokës se ish-ndërmarrjeve bujqësore, gjysma e titujve të pronësisë nuk janë të regjistruar në hipotekë.

15:33
NBA, San Antonio dhe Boston rigjejnë fitoren

San Antonio ndërpret serinë e katër humbjeve radhazi duke fituar sfidën me Memphis me rezultatin 108-107.

15:31
“Tërmet” te Interi, Icardit i hiqet shiriti i kapitenit

Orët e fundit kanë tronditur skuadrën e Interit. Mauro Icardi nuk është më kapiteni i skuadrës zikaltër.

15:27
Maqedonia në NATO, vendi në hapat përfundimtare

Flamuri i NATO-s tashmë valëvitet para godinës së qeverisë në Shkup, një javë pas hyrjes në fazën e fundit të anëtarësimit të pritshëm të vendit në Aleancën e Atlantikut Verior, që pritet të finalizohet në fund të vitit pasi mosmarrëveshja e hershme për emrin me Greqinë, tashmë është zgjidhur.

15:22
Nis Matura Shtetërore. Maturantët në konsultime për t’u përgatitur për provimet

Në të gjitha shkollat e mesme të Republikës së Shqipërisë kanë filluar konsultimet për Maturën Shtetërore që zhvillohen nga muaji shkurt deri në maj. Në stenda qëndrojne të afishuara datat për konsultime në lëndët me detyrim Gjuhë-Letërsi Shqipe, Matematikë, Anglisht. Ndërsa konsultimet për lëndën me zgjedhje do të zhvillohen nga maji në qershor.

15:16
“Perimet i shtrenjtoi eksporti”. Ministria e Bujqësisë shfajëson monopolin e tregut në Tiranë

Çmimi i perimeve në treg është rritur ndjeshëm këtë vit. Në Tiranë, rritja është shumë më e madhe. Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë thonë se shkak është eksporti i prodhimeve shqiptare, ndërsa shfajësojnë situatën monopol në tregun e kryeqytetit. Menjëherë pas kësaj interviste me zotin Ilir Halilaj, ai lajmëroi dorëheqjen nga detyra.

15:14
Itali/ Makina bëhet copash, vdes në aksident 20-vjeçari shqiptar

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.

15:12
Mjekësia ende pa shefa. Drejtuesit e shërbimeve nuk janë shpallur ende

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit mbajnë peng shpalljen e kandidateve fitues në krye të 41 shërbimeve universitare në vend.

15:06
KQZ: Hiqni simbolet partiake! Letra për ministritë, përdorin Logo identifikuese të PS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërugar një letër e cila disponohet nga Top Channel të gjitha institucioneve shtetërore ku u kërkon të bëjnë kujdes me përdorimin e logove të partive politike. KQZ konstaton se logoja e portalit “Me ty për Shqipërinë që Duam”, e prezantuar në të gjitha faqet zyrtare të ministrive dhe institucuionet qendrore, identifikon subjektin politik Partia Socialiste e Shqipërisë, duke e vendosur edhe në të gjitha zyrat elektorale të saj.

15:04
Në Gruemirë nuk ka denoncues. Mësuesit dhe nxënësit mohojnë që dikush të jetë ngacmuar

Në shkollën e bashkuar në Gruemirë, ku studiojnë 16 gjimnaziste, asnjë prej tyre nuk është larguar nga mësimi. Mësues dhe nxënës mohuan që ndaj një prej 16 vajzave të shkollës së tyre të ketë patur përndjekje nga ndonjë polic, apo më saktësisht nga polici Berhan Bajrakurti. Këtë dëshmi vajzat dhe mësuesit ia kanë dhënë edhe policisë, e cila ende nuk e ka gjetur se kush e denoncoi policin për ngacmim seksual ndaj një të miture.

14:22
Rama, inspektim në Lezhë. Kryeministri viziton bizneset që janë ndihmuar nga qeveria

Kryeministri Edi Rama ishte në Zejmen të Lezhës, ku ka përfunduar faza e parë e investimit në rrjetin elektrik të tensionit të mesëm, me gjatë 65 km dhe vlerë një vlerë prej 85 milionë lekësh, që ka mundësuar vendosjen e 150 shtyllave të reja, 10 kabinave dhe rinovimit të linjave.

14:15
Bashkia e Tiranës ndërton rrugën mbi Përroin e Gjerozës

Bashkia e Tiranës është duke investuar edhe në periferi të Tiranës së madhe.

13:45
“Lufta antikanabis në 2018, kultivimi dhe trafiku u ulën”

Bilanci i rezultateve të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike gjatë vitit 2018 në Dhqipëri, duket se është pozitiv në krahasim me vitet e fundit.

13:40
Fton burrelsit në Tiranë, Basha: Qeveria do të ketë frikë!

Kur na ndajnë 3 ditë nga protesta e opozitës, Lulzim Basha po përpiqet të bindë shqiptarët se rrëzimin e Edi Ramës po e presin edhe ndërkombëtarët.

13:34
Asnjë avion mbi Belgjikë

Të gjithë fluturimet nga dhe për në Belgjikë janë anuluar të mërkurën për shkak të një greve të kontrollorëve të trafikut ajror.

12:56
Qyteti që dergjet në plehra

Malajzia është bërë një nga importuesit më të mëdhenj të plastikës në botë, duke mbledhur plehra që pjesa tjetër e botës nuk i do.

12:43
Kërkohen të rinjtë në muze. Nismë në Durrës për t’i angazhuar gjatë sezonit turistik

Çdo vit në Durrës, menaxhimi i fluksit të vizitorëve në Muzeun Arkeologjik mbetet një ndër sfidat e sezonit turistik.

12:29
Modelja tregon të pasmet, “vërshojnë” pëlqimet (Foto)

Modelja australiane Jem Wolfie ka treguar të pasmet në foton e saj më të re të postuar në Instagram.

12:21
Sheshi “Skënderbej”, në finalen e çmimit të BE për arkitekturën

Kryeministri Edi Rama jep një lajm të mirë lidhur me sheshin “Skënderbej”.

12:13
Tregti pa kushte. Ankesa nga tregtarët në dy tregje në Vlorë

Në dy tregje të qytetit të Vlorës produktet tregtohen në kushte jo normale.

11:56
Kosovë, platforma për dialogun në duart e liderëve kosovarë

Të martën në mbrëmje, ekipi negociator përfundoi tekstin e projekt-platformës për dialogun me Serbinë, që ia ka dorëzuar sot për shqyrtim krerëve të shtetit. Pas kësaj, platforma do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend.

11:50
Champions, sot zbresin në fushë kampionët në fuqi të Evropës

Sot në mbrëmje do të luhen dy ndeshje të tjera të Ligës së Kampioneve.

11:36
Wake Up/ Rikthimi i Nertila Kokës, këngëtarja rrëfen jetën në Suedi

Këngëtaren Nertila Koka nuk e kemi parë prej kohësh në asnjë intervistë të sajën edhe pse nostalgjia e shqiptarëve për të do të karakterizohet gjithnjë.

11:27
Wake Up/ Eksperti Kadia: Emërimet politike që na kushtojnë 15 milion euro

Sipas një monitorimi kombëtar të Qendrës së Studimeve INFOCIP, rreth 30% të ngarkesës në gjykatat administrative dhe 60% të çështjeve në Gjykatën e Lartë në tre vitet e fundit e zënë punësimet dhe shkarkimet nga puna.

11:26
Tiranë, flakë e tym te “Pazari i Ri” (VIDEO)

Një kazan mbeturinash ka marrë flakë në sheshin “Avni Rustemi”, shumë pranë Pazarit të Ri në Tiranë.

11:08
Prostitutat nga Shqipëria arrestohen në Ferizaj

Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore Ferizaj, gjatë një kontrolli në një lokal, ka arrestuar dy të dyshuara, shtetase të Shqipërisë, për përfshirje në prostitucion.

11:00
“El Chapo” shpallet fajtor

Bosi famëkeq i karteleve të drogës, Joaquin El Chapo Guzman është shpallur fajtor për 10 akuza për trafik droge në përfundim të gjyqit tre mujor në Nju Jork, ku pati dëshmi dramatike të arratisjeve nga burgu, vrasjeve mizore dhe ryshfeteve miliona dollarë për politikën.

10:33
Droga në Leçe e Kalabri, publikohen fotot e shqiptarëve të arrestuar (EMRAT+FOTO)

Policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane shkatërruan dje 4 grupe kriminale në bazë të hetimeve që zgjasnin prej dy vitesh, me rreth 50 anëtarë në total të këtyre bandave që kishin “mbytur” me drogë rajonin e Leçes në Itali.

10:26
Banda shqiptare, protagoniste në gjyqin më të madh të kokainës në Gjermani

Prokuroria e landit të Bavarisë ka bërë gati aktakuzën për një nga proceset më të mëdha gjyqësore të kokainës në Gjermani.

10:04
Shkodër, protestë pas skandaleve seksuale të policisë

“Stop dhunës, prostitucionit dhe përdhunimit”. Ishte ky slogani me të cilin dhjetra studentë protestuan ditën e sotme para dyerve të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës.

10:03
Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Europa po shkon symbyllurazi drejt harresës dhe banorët e saj duhet t’i hapin sytë para se të jetë shumë vonë. Po s’e bënë, BE do të ndjekë udhën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Asnjë nga udhëheqësit apo qytetarët nuk e kupton që po përjetojmë një çast revolucionar, që ka disa përfundime të mundshme si dhe pasiguri tepër të lartë.

09:44
Futbollistët harrojnë pasaportat, Dortmundi bllokohet në aeroport

Pa pasaportë nuk ka udhëtim me avion, edhe nëse je një skuadër e rëndësishme futbolli në prag të një ndeshjeje të Champions League.

09:01
Dizdari jashtë drejtësisë. Lihet në fuqi vendimi për shkarkimin e gjykatësit të Kushtetueses

Gani Dizdari përfundimisht është jashtë sistemit të drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.

08:42
Di Maria, dy pasime për gol dhe një birrë (Video)

Angel Di Maria la shenjën e tij në rikthimin në “Old Trafford”.

08:29
Risia e ceremonisë Oscar, 4 çmime nuk do të shihen

Katër çmime Oscar do të prezantohen gjatë pushimeve publicitare në ceremoninë e 91-të të akademisë. Kategoritë janë kinematografia, editimi i filmit, aksioni i shkurtër live dhe grimi e stilimi.

08:00
Aksident me vdekje në Elbasan, makina përplas 24-vjeçarin dhe largohet

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji. Në fshatin Katund i Ri, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin G.H., 24 vjeç.

05:44
Tuneli hekurudhor franko-italian në Alpe, përçan koalicionin qeverisës në Romë

Një lidhje hekurudhore franko-italiane, e planifikuar më herët, është një humbje e parave publike, njoftoi ministria e transportit e Italisë të martën, në një raport që do të rrisë tensionet brenda qeverisë dhe mund të dëmtojë më tej lidhjet e prishura me Parisin.

04:49
Rusia gati të sponsorizojë dialogun në Venezuelë, por… :ShBA-të të mos ndërhyjnë!

Rusia tha të martën se ishte e gatshme për të lehtësuar fillimin e dialogut midis qeverisë së Venezuelës dhe opozitës, por paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Karacasit.

04:02
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, nëse nuk miratohet buxheti

Qeveria socialiste e Spanjës ka në plan të njoftojë kalimin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, pas humbjes së pritshme të saj në një votim të buxhetit kryesor të vendit, sot, duke qenë se kryeministri Pedro Sanchez refuzoi të negociojë vetëvendosjen katalanase, thanë burimet politike të martën.

03:13
Shkencëtarët hungarezë protestojnë kundër riorganizimit të Akademisë së Shkencave

Shkencëtarët hungarezë mbanin libra mbi kokën e tyre ndërsa protestuan të martën kundër planeve të qeverisë për të riorganizuar kërkimin dhe financimin e Akademisë Hungareze të Shkencave për të sjellë më shumë përfitime ekonomike.

02:20
Luftë abuzimit me çmimet, shteti turk hap pika shitjeje për drithëra e zarzavate

Duke luftuar me një rritje të shpejtë të kostove të ushqimit, autoritetet turke hapën tregjet e tyre të hënën për të shitur perime të lira drejtpërdrejt te blerësit, duke anashkaluar shitësit që qeveria i ka akuzuar për ngritjen e çmimeve.

01:37
Conte apel BE-së: Përshtatuni me kërkesat popullore për rritje ekonomike

Kryeministri italian Giuseppe Conte bëri thirrje të martën për një Bashkim Evropian më pak të ashpër dhe më shumë në përputhje me kërkesat popullore për rritje ekonomike, por ai u përball me një kritikë të ashpër pas fjalimit të tij në legjislaturën e BE.

01:01
Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës: Po rivendosim lidhjet me Izraelin

Udhëheqësi i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, po punon për rivendosjen e lidhjeve me Izraelin, që Karakasi kishte ndërprerë një dekadë më parë në solidaritet me palestinezët.

00:26
Denis Dyrnjaja: Nuk na duhet retorika e ministrit Lleshaj, por zbardhja e së vërtetës

Moderatori i emisionit “Top Talk” në Top Channel, Denis Dyrnjaja ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Show”, për të diskutuar mbi atë që ka qenë edhe tema kryesore e ditëve të fundit, rastin e efektivit të policisë në Malësinë e Madhe, që dyshohet se ka përndjekur një 15-vjeçare.

E martë, 12 Shkurt 2019
23:56
Valer Kolnikaj: 15-vjeçarja, “fantazmë”! Askush nuk e njeh në Malësinë e Madhe

Për të folur për ngjarjen e ditëve të fundit në Malësinë e Madhe, ku një efektiv policie u shfaq në një video turpi ndaj një 15-vjeçareje, ishte i ftuar edhe ish konkurrenti i Big Brother Albania, Valer Kolnikaj.

23:31
Salianji në Top Show: Kam video të tjera të Bajrakurtit, ka lidhje të forta politike

Çështja e oficerit të policisë, i cili përndiqte dhe i dërgonte video turpi një 15-vjeçareje në Malësinë e Madhe, ishte tema e diskutimit në pjesën e parë të emisionit ‘Top Show”.