Shëtitorja e Himarës i ngjante këtë të enjte një ishulli në Atlantik të goditur nga uragani.

Uji iu vërsul tokës dhe pas një batice e jashtëzakonshme, rëra e shndërroi rrugën në një fund deti.

Pastrimi i pirgjeve me rërë është një sipërmarrje e pazakontë për punonjësit dhe mjetet e bashkisë Himarë. Dëme të mëdha shkaktoi batica edhe në Drimadhë ku bizneset buzë detit janë shkatërruar. Atje u bllokua dhe një rrugë.

Banorët në Himarë e Drimadhë tregojnë se si u tërbua deti dhe se kurrë nuk kishin parë diçka të tillë në jetë
Eksperti i mjedisit në Vlorë thotë se ky fenomen ndodh për shkak të ngrohjes globale .

Sipas të dhënave niveli i baticës ishte 80 cm, për të dytën ditë me radhë pas një batice të martën prej 50 centimetrash.

Top Channel