Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Policinë e Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesën e shtetasit F.B., në Orikum, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 20 kilogramë, e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni dhe në vijim të veprimeve proceduriale eshte bërë arrestimi në flagrancë i pronarit të banesës 45-vjeçari F.B.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë, si autorë i implikuar në këtë ngjarje në bashkëpunim me F.B.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Top Channel