Holanda ka vendosur të reduktojë shpejtësinë e lejuar në rrugë në një përpjekje për të luftuar krizën e ndotjes nga nitrogjeni, në vend.

Kryeministri Mark Rutte, konfirmoi ndryshimet duke thënë se limiti i ri i shpejtësisë maksimale do të jetë 100 km në orë dhe se do të jetë në fuqi gjatë orëve të ditës. Aktualisht, shpejtësia maksimale e lejuar në vend është 130 km në orë. E gjithë kjo vjen në kuadër të përpjekjeve për të luftuar krizën e hershme të vendit me ndotjen nga nitrogjeni, që ka madje pasoja akoma më të dëmshme për ambjentin krahasuar me dioksidin e karbonit.

Në maj, gjykata e lartë holandeze doli në përfundimin se vendi ishte në shkelje të rregullave të BE për sa i takon emetimeve të tij në nitrogjenit dhe kjo çoi në ndalimin e aktiviteteve që konsideroheshin emetuese të mëdha, mes tyre edhe një seri projektesh ndërtimi. Bujqësia është një industri tjetër që prodhon sasi të mëdha emetimesh nitrogjeni por fermerët lokalë janë ankuar se kriza u është faturuar atyre në mënyrë të padrejtë.

Top Channel