Venecia, pasi voton masat ndaj klimës, Këshilli Rajonal përmbytet vetë

14/11/2019 17:18

Këshilli rajonal i Venecias, që ndodhet pranë Kanalit të Madh, është përmbytur për herë të parë në histori, pak minuta pasi kishte miratuar masa për të luftuar ndryshimet e klimës.

Qyteti historik i Italisë është gjunjëzuar përballë përmbytjeve këtë javë, të cilat janë më të rëndat në 50 vitet e fundit.

Uji hyri deri te salla e këshillit, te pallati Ferro Fini, kur këshilltarët po diskutonin buxhetin rajonal të vitit 2020, dhe masat që duheshin marrë në lidhje me ndryshimet e klimës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel