Sheshi “Skëndërbej” po përgatitet të presë 400 fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. Në datat 16-17 nëntor kjo hapësirë do të shndërrohet në një fermë gjigante.

Nga përmasat ky do të jetë panairi më i madh që është bërë ndonjëherë, pa diskutim që qëllimi përse po bëhet është promovimi i produkteve shqiptare, të cilat nga viti në vit po tregojnë që janë produkte që ecin shumë mirë në tregun evropian. Vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2019 në kemi një rritje të eksporteve të produkteve shqiptare rreth 24%. Do jenë të përfshirë institucionet shqiptare që operojnë në treg dhe që japin kredi. Pra do të jetë një panair i madh që i kushtohet vetëm bujqësisë. Pra kemi sjellë fermën, fshatin në zemër të Tiranës.

A është kjo dhe një thirrje për fermerët e rinj?

“Absolutisht që po. Kjo është një thirrje për fermerët e rinj ne kemi dhe iniciativa financiare që të thërrasin apo të bëjmë pjesë të sektorit edhe të rinjtë. Tek IPARDI ne kemi një 5% më shumë subvencionim për fermerët nën 40 vjeç”,shprehet ministri Çuçi.

Pra kjo është një thirrje jo vetëm për qytetarët, konsumatorët por edhe për vetë fermerët?

“Sigurish, por edhe për qytetarët të cilët nuk pas ndonjëherë mundësi të shikon ndonjë fermë. Ata do ta gjejnë këtu në kryeqytet”, shton ministri.

Të gjitha prodhimet bujqësore vendase do të prezantohen për konsumatorin dhe tregtarin. Këtu në këtë shesh do të gjejmë produkte të agrokulturës, blegtorisë dhe akuakulturës.

Rudina Muca

Top Channel