Meta sqaron emërimin, 60 faqe sqarim pas përplasjes me kryeministrinë

14/11/2019 14:40

Dekretimi i Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese ka prodhuar përplasjen e radhës mes presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës së kryeministrit Edi Rama.

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali e quajti këtë dekret si kundërvënie brutale të presidentit për reformën në drejtësi.

Presidenca publikoi sot një sqarim të gjatë, se përse dekretimi zonjës Xhaferllari është konformë kushtetutës. Në ambientet e jashtme të Presidencës është gazetari ynë Muhamed Veliu, ndiqni lidhjen live.

Top Channel