Marco Bezzecchi fiton Garën Sprint në Valencia, Marquez u penalizua, u rendit i 13 28/11 16:55
Kombëtarja Shqiptare U17, e drejtuar nga Xhemal Mustedanagic, ka humbur me rezultatin e thellë 4-0 në sfidën e parë eliminatore të Kampionatit Europian, përballë Portugalisë.
Kuqezinjtë e vegjël u treguan të pafuqishëm dhe pësuan nga dy gola në çdo pjesë, duke dalë kokulur ndaj një kundërshtari që është favorit për të fituar grupin.
Takimi i radhës i Shqipërisë U17 do të jetë përballë Ukrainës më datën 16 Nëntor, ndërsa në grup bën pjesë edhe Gjeorgjia.
Top Channel