Trafikonte lëndë narkotike/ Policia i sekuestron 54-vjeçarit në Tiranë apartamente dhe garazh me vlerë 420 mijë euro, pasuria me burime kriminale
Presidenti Ilir Meta ka dalë në deklaratë për shtyp ku është shprehur se Marsida Xhaferllari do të jetë emri i parë i Gjykatës Kushtetuese.
Meta u shpreh se momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese do të jetë historike për ne.
Pjesë nga fjala e tij:
Me njëherë pas zbritjes nga avioni pas vizitës në Paris vendosa të emëroj Marsida Xhaferllari gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese si dhe procedurën për plotësimin e kësaj vakance.
Po mendoja që t’ua lexoja vetë të gjithë arsyetimin, por nuk do doja që të më mallkoni pasi është shumë i gjatë dhe i detajuar dhe do doja të ju kurseja kohën.
Menjëherë do e keni në faqen zyrtare pasi është 60 faqe dokument.
Kushtetuta është zero pa gjykatë kushtetuese, kemi dy vjet që jemi pa kushtetutë.
Momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese është historik, pasi për herë të parë formohet gjykata pas reformës që u bë në drejtësi.
Top Channel