Kuba në “blackout”, për të tretën herë ndërpritet energjia elektrike, sistemi energjetik sërish në kolaps Kopshtet Covent në Londër, mund të jenë ndër të parët që nisën sezonin festiv me yjet e filmit “Last Christmas”, mes të cilëve Emilia Clarke, Dama Emma Thompson dhe regjisori Paul Feig, që ndezën dritat e krishtlindjeve.
Pasi filmuan në Covent Garden, vitin e shkuar, treshja është rikthyer në Londër për ndezjen zyrtare të dritave të krishtlindjeve, duke bërë që edhe turma e mbledhur të fillonte të këndonte hitin festiv të George Michael.
Pema e krishtlindjes, peshonte 1.5 tonë, dhe për dekorimin e saj u përdorën 30 mijë drita.
Efekte prapë…
Filmi Last Christmas, që do të dalë në kinema së shpejti dhe që është i bazuar tek muzika e George Michael, flet për një vajzë të re, që luhet nga emilia Clarke, një londineze e frustruar që punon si elf në një dyqan krishtlindjesh. Por gjërat marrin një kthesë kur ajo takon Tomin, një djalosh simpatik, që duket shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Ndërsa qyteti transformohet në periudhën më të bukur të vitit, protagonistët nisin një romancë…
Top Channel