19-vjeçarja regjistrohet si pedofile, bindi 12-vjeçaren të bëjë seks me të dashurin e saj 27 vjeç

13/11/2019 12:00

Një vajzë adoleshente, e cila bindi një 12-vjeçare t’i bashkohet asaj dhe të dashurit 27-vjeçar për marrëdhënie treshe, është regjistruar si pedofile.

Kloi Bradli, nga Britania e Madhe, që në atë kohë ishte 17 vjeçe, shkoi me një vajzë 12-vjeçare te shtëpia e të dashurit 27-vjeçar, siç u dëshmua nga mesazhet, ku ai kreu marrëdhënie me të dyja.

Policia u përfshi kur një patrullë që kaloi rastësisht vuri re vajzat duke dalë nga shtëpia e 27-vjeçarit në 5:30 të mëngjesit. Ata nisën një hetim dhe pasi kontrolluan telefonin e tij, zbuluan për krimin.

Top Channel