“Kush mendon se është Messi gabohet”/ Në prag të ndeshjes me Andorrën, Reja jep deklaratë për shtyp!

13/11/2019 13:06

Teksa ekipi i Kombëtares gjendet në prag të ndeshjes me Andorrën, trajneri i saj, Edy Reja po zhvillon një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera ceku edhe çështjen e shumëpërfolur “Xhaka”.

“Do luajmë me modulin 4-3-3 që lojtarët të ndjehen mirë. Skema 4-3-3 është e praktikueshme, por çdo muaj luajmë 2 ndeshje dhe na duhet që të punojmë shumë për ta implementuar. Nuk kam kohë. Do të luaj me skemën 3-5-2, dua shumë intensitet brenda zonës për më tepër ky modul na jep garanci dhe e kemi provuar.”

Duhet të krijojmë një grup solid, që ka dëshirë dhe e dashuron këtë ekip. Mund të ndodhë që nuk përfshihesh në një ndeshje, kjo është detyrë e trajnerit. Më vjen keq për Grezdën, është lojtar me potencial, vendosi të mos pranojë ftesën”, deklaroi Reja.

Më tej, trajneri shtoi:

“Kam një ekip me djem inteligjentë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj individi. Kush mendon se është Messi gabohet.”

I pyetur rreth mungesës së Xhakës, Reja tha:

“Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse i nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet.”

Po kështu, gjatë fjalës së tij, trajneri sqaroi:

“Nuk ka revolta brenda grupit, ka lojtarë që tërhiqen, që nuk pranojnë vendimet e marra. Nuk ka çështje brenda grupit, jemi si familje dhe duhet të bisedojmë aty. Duam në çdo ndeshje te luhet me motivacionin e duhur dhe lojtarët të japin maksimumin 1o0%.”

Përsa i takon Cikalleshit dhe lojtarëve të sulmit, trajneri u shpreh:

“Cikalleshi ka pasur rendiment të shkëlqyer që nga momenti që kam ardhur. Kam 5 sulmues gati të barabartë. Erdhi Kamberi, kemi aktivizuar Manajn, Uzunin. Nuk kam vendosur ende, nesër në mëngjes do të bëj vlerësimet e mia. Kemi edhe Seferin e Balaj që janë të rëndësishëm. Kush është në formë do të luajë.”

Nga ana tjetër,  foli për:

Unitetin e skuadrës: “Jemi shumë të bashkuar, jemi një grup fantastik, janë të rinj që me ndihmën e trajnerit po krijojmë një grup.”

Debutimin e lojtarëve: “Kamberi e Seferi kanë mundësi të luajnë. Kamberi ka bërë një punë të diferencuar për shkak të problemeve në kavilje, nëse do të kemi ok nga stafi mjekësor do të mund t’i aktivizoj për t’i parë edhe për të ardhmen.”

 

Top Channel