Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi kanë kaluar vetting-un e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe sot pritet pikëzimi i tyre për emërim në Gjykatën e Lartë.

Vlerësimi i pikëzimit të këtyre kandidatëve do të relatohet nga anëtarët e KLGJ: Alban Toro, Marcela Shehu , Ilir toska dhe Dritan Hallunaj.

Pas pikëzimit të secilit kandidat, do të bëhet edhe renditja në listë, ndërkohë që kandidati i renditur i pari do t’i dërgohet Presidentit të Republikës për dekretim.

Ky proces i hap rrugë edhe ndërtimit të Gjykatës së Lartë, një prej institucioneve kryesore të gjyqësorit që është mosfunksional për shkak të vetting-ut ndaj gjyqtarëve.

Top Channel