Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor
Ka reaguar “Reporter pa Kufij” pas incidentit të ditës së djeshme gjatë protestës së banorëve të Astirit që kërkonin të bllokonin prishjen e objekteve të tyre, ku dy prej këtyre të fundit u përplasën me gazetarin e Top Channel, Andi Bora.
Gjatë raportimit live një nga banorët e pranishëm i ka marrë gazetarit mikrofonin nga dora dhe ia ka flakur në rrugë, ndërsa menjëherë pas këtij veprimi një tjetër banore e ka sulmuar atë, pavarësisht qëllimit të vetëm për të raportuar atë çfarë po ndodhte.
Në profilin e saj në Twitter organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, “Reporter Without Border”, ka dënuar incidentin duke vënë në dukje se gazetaria nuk është mbulim i përshtatur sipas qeverisë apo kundërshtarëve të tij,
“Dënojmë sulmin ndaj gazetarit të Top Channel, Andi Bora, në Tiranë, i cili po mbulonte protestat e banorëve, me arsyetimin se ai punon për një TV pro-qeveritar. Gazetaria nuk është mbulim i përshtatur sipas qeverisë apo kundërshtarëve të tij”, thuhet në reagimin e “Reporter pa Kufij”.

Top Channel