Menaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja ne qarkun e Dibrës vijon të mbetet një problem pa zgjedhje.

Hedhja e mbetjeve urbane dhe inerteve ka bërë që Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit të ngrejë zërin për këtë problem.

Sipas kryeinspektorit të qarkut Lutfi Myftari, mbetjet urbane dhe inerte janë kthyer në problemin e  ditës. Ai theksoi se në territorin e 4 bashkive të qarkut Dibër ka mbetje urbane dhe inerte në anë të rrugëve.

Jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale fenomeni është i njëjtë. Inspektoriati i mjedisit u bën thirrje bashkive për një menaxhim dhe gjetjen e një vendgrumbullimi për mbetjet.

 

Top Channel