Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Republika” të Korçës. Dy mjete janë përplasur dhe si pasojë njëri prej tyre ka hipur mbi trotuar duke u përplasur me fasadën e një dyqani.

Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale.

Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel