Kushtet e motit janë përkeqësuar këtë të martë, në Vlorë e Durrës.

Kushtet e motit janë përkeqësuar këtë të martë, në Vlorë e Durrës.

Era e fuqishme me shpejtësi deri në 20 m/s dhe deti me dallgë që shkojnë deri në 9 ballë jashtë gjirit të Vlorës kane shkaktuar pezullimin e lundrimit detar.

Që nga trageti i linjës, Vlorë-Brindisi, deri tek anijet më të vogla asnjë mjet nuk ka dale dot ne det.
Për shkak të motit të keq rruga e Llogorasë u bë e pakalueshme gjatë mëngjesit të së martës dhe vazhdon të mbetet e bllokuar gjatë drekës. Si pasojë erës së fortë janë rrëzuar shtylla tensioni të lartë si dhe pemë.

Prefekti i Qarkut bën thirrje të shmanget qarkullimin në këtë aks.

“Për shkak te motit të keq, edhe në Durrës anijet e peshkimit nuk kanë dalë për gjueti, ndërsa veprimtaria përpunuese në portin më të madh të vendit ka vijuar normalisht. Në Gjirin e Durrësit deti ka një dallgëzim deri në 4 ballë, ndërsa situata meteorologjike paraqitet më e keqe në brigjet italiane të Adriatikut gjë që pritet të shkaktojë vonesa në nisjen e trageteve të Barit e Ankonës drejt Durrësit. Sipas Kapitenerisë së Durrësit, moti i keq do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme ku forca e detit pritet të arrijë 5-6 ballë në Gjirin e Durrësit”, shprehet prefekti i qarkut Vlorë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel