Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte ka mbajtur seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Çekinë.

Për më shumë së një ore përzgjedhësi i Kosovës, pa nga afër formën e lojtarëve para duelit me çekët, sfidë kjo që është tejet e rëndësishme për kualifikimin e “Dardanëve” në Evropianin e ardhshëm.

Pas stërvitjes në konferencën e për media, Amri Rrahmani dhe Samir Ujkani, thanë së do të japin më të mirën në përballjen e të enjtes mbrëma që luhet në Plzen.

Kapiteni i “Dardanëve”, Amri Rrahmani tha se ndeshja si mysafirë do të jetë shumë e vështirë, por do të japin maksimumin.

“E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë, sepse luajmë me kundërshtarin direkt për vendin e dytë edhe dihet që ndeshjen e parë e kemi fituar në shtëpi 2-1, atje do të jetë një ndeshje shumë ndryshe, me shumë presion edhe Çekia ka presion më të madh se ne, kështu që do të jetë një ndeshje me tension dhe e jona është të japim maksimumin”, tha ai.

Ndërsa portieri Samir Ujkani, tha se qëllimi kryesor është të fitojmë dhe shpreson të jenë të gatshëm për të bërë më të mirën këtë të enjte.

“Na shikojmë ndeshjen për të enjten si finale, duhet patjetër të japim maksimumin dhe të provojmë të marrim rezultatin maksimal, me pas pikë në mënyrë që me mbajt ëndrrën realitet, kjo është qëllimi jonë. Por normalisht e dina se nuk do të jetë lehtë dhe e kemi fatin normalisht edhe pas me pas edhe një rast tjetër. Ne vetëm mendojmë të enjten me jep maksimumin edhe me provuar me marr rezultatin që na duhet”, deklaroi ai.

Ndërkohë Rrahmani u shpreh se synimi kryesorë i lojtarëve është kualifikimi dhe nuk janë duke menduar për kualifikimin fal Ligës së Kombeve.

“Për derisa kemi shansin me u kualifiku përmes kualifikimeve, besojmë që mundemi dhe ne do ta provojmë. Kemi thënë tërë kohën që nuk duhet të mendojmë për Ligën e Kombeve, sepse kemi përpara kualifikimet direkt, besoj që krejt lojtarët janë të fokusuar aty”, vazhdoi ai.

Rrahmani gjithashtu beson se çekët kanë presion me të madh, andaj do të provojnë ta shfrytëzojnë këtë gjë dhe të arrijnë të kthehen me fitore.

“Presioni është shumë më i madh te Çekia, sepse luajnë vendas dhe ne kemi vetëm një rezultat që na duhet, edhe me barazim do të ishim në lojë, por fitorja do të ishte shumë ma e lehtë për neve edhe besoj që Çekia ka presionin më të madh për fitore, nëse mund ta shfrytëzojmë këtë, atëherë do të ishte më mirë për neve”, shtoi ai.

Ndërkohë Ujkani foli edhe për deklaratën e Presidentit të Çekisë, i cili ka thënë se kjo ndeshje do të jetë me rrezikshmëri të lartë. Ai tha se nuk ka kohë për të menduar për gjërat që ndodhin jashtë fushës së futbollit dhe fokusimi është vetëm në ndeshje.

“Nuk kemi kohë për të menduar sepse duhet të mendojmë vetëm për fushën, nuk duhet të merremi me këto punë. Normalisht ata e kanë stresin maksimalisht se luajnë në shtëpi, kanë nevojë ose për fitore ose barazim. Ne duhet të mendojmë vetën, me bë shumë më mirë se çfarë kërkon trajneri dhe ta vazhdojmë këtë ritëm që e kemi, pozitivitetin brenda grupit dhe tani çfarë ndodh në fushë është fat, por jashtë fushës çfarë ndodh nuk duhet të mendojmë në ato pika sepse humbim energji në ato pikë”, shtoi Ujkani.

Në fund kapiteni i Kosovës, tha se beson që kundërshtarët do të jenë të gatshëm të provojnë të bëjnë më të mirën që nga minuta e parë.

“Besoj që ata në ndeshjen e parë kanë qenë të gatshëm, kemi parë se në ndeshjen e parë kanë luajtur shumë futboll të mirë edhe ka shënuar golin e parë dhe kanë pasur dy raste, kjo tregon që kanë qenë të fokusuar që nga fillimi i ndeshjes dhe e kanë ditur se sa të fortë jemi, kanë hyrë në fushë të përgatitur që nga minuta e parë, do të jetë e njëjta gjë edhe atje sepse tani dihet se është ndeshje direkt”, përfundoi ai.

Kosova pas ndeshjes në të enjten kundër Republikës Çeke, me 17 nëntor do t’i pres një ndeshje edhe më e vështirë ndaj Kombëtares së Anglisë. /E.Bytyqi/

Top Channel