Një vit pasi zbuloi gjeneratën e re të legjendës 911 Carrer, Porsche më në fund ka treguar versione të forta të 992.

Kompania me qendër në Stuttgart tregoi disa prototipa të 911 Turbo përmes Instagramit, duke përfshirë një kabriolet.
Deri më tani, dihet se gjenerata 992 e 911 Turbo do të debutojë në pranverë, dhe se varianti 992 Turbo S do të ketë 641 kuaj fuqi me 3.8-litra.
Këto shifra nuk janë akoma për t’u konfirmuar, por është e sigurt që versionet Turbo do të kenë më shumë se 600 kuaj fuqi.
Vetura përshpejton nga 0-100 km/orë për 2.5 sekonda, me një shpejtësi maksimale prej rreth 330 km/orë.
911 Turbo i ri duhet të vijë me të gjitha rrotat si standard, me një automatik 8-shpejtësish.

Top Channel