“S’më përgjigjej kur isha në opozitë, duhej të bëhesha kryeministër”/ Rama për profesorin e Drejtësisë: Nuk erdhi si ekspertët e tjerë 06/05 17:21
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja simpatike Kiara Tito u bë pjesë e sfidës së përhershme, ku duhet t’u përgjigjej me sinqeritet 5 situatave të ndryshme që lidheshin me shijet dhe jetën e saj personale.
E pyetur nga Bieta nëse do të preferonte të ishte pjesë e videoklipit të Ledri Vulës apo Flor Mumajesit, Kiara zgjodhi këtë të fundit, duke zbuluar se e pëlqen më tepër si artist.
“Florin e kam shumë përzemër si artist”, theksoi ajo.
Më tej Kiara shtoi se e ka menduar të bëhet pjesë e tregut muzikor me një këngë të vetën, megjithatë preferoi ta linte gjithçka surprizë duke mos zbuluar asnjë detaj konkret.
Top Channel