Artistit i refuzohet marrja e nënshtetësisë amerikane/ Shkak, përdorimi i hashashit

11/11/2019 16:19

Muzikanti kanadez Neil Young po përballet me vonesa në marrjen e nënshtetësisë amerikane pasi i’u përgjigj me ndershmëri një pyetje në lidhje me përdorimin e marijuanës.

Në një letër drejtuar fansave të postuar në faqen e tij të internetit, kantautori tha se ai e kishte kaluar provën për nënshtetësi, por shtoi se është thirrur ti nënshtrohet edhe një testi tjetër “për shkak të përdorimit të hashashit”.

Shërbimet e Qytetarisë dhe Emigracionit të SH.B.A.-së shtuan një rregull të ri prillin e 2019, të propozuar nga Jeff Sessions gjatë kohës kur ishte Avokat i Përgjithshëm, i cili thotë: “Një aplikant që është i përfshirë në aktivitete të caktuara të lidhura me marijuanën mund të ketë mungesë të GMC (Karakter i mirë Moral) nëse konstatohet se ka shkelur ligjin federal, edhe nëse një veprimtari e tillë nuk është e kundërligjshme në bazë të ligjeve të huaja në fuqi.

“Unë vetë shpresoj me forcë që të kem treguar një karakteri të mirë moral, thotë Young. Artisti ka qenë ka qenë kritik ndaj presidencës së Trumpit, dhe i ka refuzuar lejen që të përdorte hitin e tij “Rockin” të vitit 1989 gjatë fushatës së vet elektorale. Së fundi, Young tha për AFP-ne se shpreson që njerëzit të votojnë kundër Trumpit dhe vendin e tij ta zërë një artist i arsyeshëm.

Top Channel