Procesionaria, e njohur ndryshe si sëmundja e pishave, ka prekur në masë pyjet në qarkun e Korçës.

Në Pogradec, Korçë, Vithkuq, Qarr dhe zona të tjera ajo është përhapur me shpejtësi, duke dëmtuar pishat deri në tharjen e plotë të tyre. Si të mos mjaftonte kjo, sëmundja ka depërtuar edhe në sipërfaqet me pishë të zonave të mbrojtura duke shkaktuar një dëm kolosal për pasurinë pyjore.

E sjellë prej vitesh si një shqetësim procesionaria vazhdon të mbetet e palufuar dhe të përhapet çdo vit e më tepër.

E vetmja përpjekje për ndërhyrje u bë në mars të vitit 2015 nga Ministria e Mjedisit. Një aksion që luftonte procesionaren në mënyrë mekanike u shtri në mijëra hektarë pyje me pisha në gjithë vendin, por edhe kjo nuk dha rezultat

Top Channel