Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në Athinë për një vizitë dyditore .

Pasi ka vendosur kurora me lule tek monumenti i Ushtarit të Panjohur para parlamentit grek ai është takuar në mëngjes me homologun e tij grek Prokopis Pavlopoulos.

Pas pak takohet edhe me kryeministrin Mitsotakis në një vazhdim të bisedave dhe marrëveshjeve të filluara në vizitën e këtij të fundit në Kinë dy javë më parë.

Do të pasojë nënshkrimi i 16 marrëveshjeve dhe memorandumeve në fushat e ekonomisë, teknologjisë, telekomunikimit, turizmit, cultures dhe disa çështjeve juridike në fushën e agrobiznesit.

Me interes shihet edhe vizita e presidentit kinez tek kompania gjigande Cosco, një prej emblemave të investimeve kineze në rajon në një përpjekje për një rinovim më të gjërë të kësaj marrëveshjeje midis dy vendeve.

Në orët e pasdites do të ketë edhe pritje të organizuara nga udhëheqja greke e cila i jep një rëndësi të veçantë lidhjeve me Kinën, vendin me investime më të mëdha në gjithë botën.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel