Pas kthimit nga Italia, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte në Kuvend ku ka marrë përgëzime në lidhje me kthimin e 11-vjeçarit Alvin Berisha nga Siria pranë familjes së tij.

I pari që e uroi ishte zv.Kryeministri Erion Braçe. Ministri i brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj, ka treguar se gjithçka ka qenë e vështirë, por ka patur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë italiane, asaj shqiptare, ambasadave respektive dhe organizatave humanitare.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel