E premte, 28 Qershor 2019
13:14
Wake Up/ “Ajo” i rikthehet muzikës. Bashkëpunon me artistë të nominuar për Oscar dhe Emmy

Vjollca Robelli Mripa (emri i artit “AJO”), rikthehet pas shumë vitesh mungesë, në tregun muzikor shqiptar me këngën titulluar “Besa”.

13:05
Shkarkimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës/ Rama: Të tërhiqen sa pa rënë në dorë të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili kërkoi shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës pas sulmit të djeshëm ndaj KZAZ-së dhe punonjësve të policisë.

12:46
Wake Up/ AKEP vendos tarifa më të ulëta roaming për rajonin e Ballkanit

Prej 15 qershorit, tarifat roaming me Kosovën kanë ndryshuar ndjeshëm (për t’u zeruar fare deri në 2021), ndërsa me vendet rajonit ulja e këtyre tarifave do të nisë prej 1 korrikut.

12:43
Wake Up/ Mjekja Albana Daka tregon se cila është dieta më e përshtatshme gjatë verës

Shkencëtarët zbulojnë mënyrën sesi mund të kontrollojnë ‘centralin’ e urisë në tru.

12:35
Sulmi ndaj KZAZ-së në Vaun e Dejës/ 15 të arrestuar, mes tyre vëllai i kryetarit të bashkisë

Ka shkuar në 15 numri i të arrestuarve për sulmin ndaj KZAZ dhe punonjësve të policisë në bashkinë e Vaut të Dejës.

12:23
30 qershori/ Delegacioni i BE thirrje: Çdo nxitje për dhunë, absolutisht e papranueshme

Delegacioni i BE ka dalë në një deklaratë publike ku bën thirrje për të shmangur çdo formë të nxitjes së dhunës sa i përket procesit të votimit në 30 qershor.

11:56
Trafikim njerëzor dhe shfrytëzim prostitucioni/ 3 në pranga, një prej tyre punonjës policie

Policia ka goditur një rast tentative për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

11:39
Soreca takon kryetaren e KPA-së, prioritet kandidatëve të institucioneve të reja të drejtesisë

Ambasadori i BDE Luigi Soreca, ka pasur një takim me Kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj ku u dha prioritet kandidatëve të institucioneve të reja të drejtësisë.

11:32
Meta letër votuesve: Mos bini pre e provokimeve të votimeve socialiste

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se data e zgjedhjeve vendore është 13 tetori i 2019. Sipas tij, situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese, pavarësisht se kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019, duke kërkuar që të kapë shtetin dhe të instalojë regjimin njëpartiak.

11:22
I nxehti që po “djeg Europën” shkakton 8 viktima. Meteorologët: Temperaturat do të rriten edhe më shumë

Vala e paprecedentë e të nxehtit, me temperatura në shumë vende që tejkalon 40 gradë Celsius, ende po djeg të gjithë Evropën. Deri më tani janë regjistruar edhe tetë vdekje të lidhura me të nxehtin, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të rriten edhe më shumë në ditët e ardhshme.

11:18
Djegia e KZAZ-së në Vaun e Dejës, Rama: Autorët se kalojnë  kurrë më kufirin

Teksa ishte duke përmbyllur fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit, në Himarë, kryeministri Rama nuk mund të linte pa sulmuar djegien e KZAZ-së në Vaun e Dejës, duke thënë se ato do dënohet me burg, por edhe pasi të dalin prej andej, do të vazhdojnë që të jenë të dënuar, sepse nuk do iu lejohet me dalja jashtë shtetit.

11:17
OSBE mesazh politikës: Dënojmë dhunën, të punohet për dialog e zgjedhje paqësore

Drejtuesit e OSBE-së bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale në Shqipëri. Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák dhe zyrtarë të tjerë shprehin keqardhjen për tensionin e vijueshëm politik në Shqipëri.

11:14
Rama: Letra e dashurisë që Presidenti me nisi erdhi pas djegies së KZAZ-së, zgjedhjet nuk shtyhen

Kryeministri Edi Rama foli nga Himara  për letrën që kreu u shtetit Ilir Meta i dërgoi një natë më parë për reflektim.

10:52
Ambasadori i OSBE tek Krimet e Rënda, nënshkruhet memorandumi i rëndësishëm

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka shkuar sot në mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, aty ku është takuar me me trupën e prokurorëve.

10:42
Ylli i muzikës plagos veten me thikë

Steven Adler u transportua në spitalin e Los Anxhelsit mbrëmjen e së enjtes pasi i kishte futur vetes thikën në stomak. Bateristi  54-vjeçar, tha policia për TMZ, nuk ka  lëndime serioze  për jetën.

10:35
Vlorë, infarkt në plazh/ Një 60 vjeçar humbi jetën kur u fut të lahej në det

Një tjetër i moshuar humbi jetën sot duke bërë plazh në Vlorë. 60 vjeçarit dyshohet se i ka ndaluar zemra sapo ra në kontakt me ujin kur hyri të lahej në det.

10:23
Gjykata Kushtetuese/ Dvorani: Presim vetting-un për kandidatët gjyqtarë

Ka nisur komisioni për monitorimin e reformës në drejtësi, ku do të zhvillohet një seancë dëgjimore publike për punën e Këshillit të Emërimeve në drejtësi (KED), mbi procesin  e vlerësimit në pikëzimin e kandidatëve për në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë  dhe plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

10:20
Përplasja në Vaun e Dejës, zhvendoset KZAZ-ja

Pas përplasjes së djeshme në KZAZ-në nr 6 në Vaun e Dejës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me katër vota pro dhe një kundër vendosi zhvendosjen e KZAZ-së nga shkolla “Ndre Mjeda” në një mjedis privat.

10:08
Foto të rralla nga katastrofa e Çernobilit

Më 26 prill 1986 një seri shpërthimesh shkatërruan reaktorin n. 4 të centralit bërthamor të Çernobilit. Punonjësit e emergjencës, mijëra zjarrfikës ushtarakë dhe vullnetarë u përpoqën, u përballën me një zjarr që zgjati 10 ditë dhe përhapi një re radioaktive në të gjithë botën.

10:00
Këto foto nuk janë ashtu siç duken

Edhe nëse ideja për të ngrënë një mollë të kalbur ose një bisht  cigareje mund të duket absurde, është pikërisht ajo që u ofrohet klientëve nga ky kuzhinier i talentuar.

09:50
Bomba molotov ndaj KZAZ-së në Vaun e Dejës, në  pranga 14 persona

Policia e Shtetit ka arrestuar 14 persona, ku 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në qarkun Shkodër. Burimet zyrtare raportojnë se në mesin e të arrestuarve ka edhe funksionarë të bashkisë Vau Dejës apo të zgjedhur lokalë.

09:14
Twitter paralajmëron masa, do verifikohet çdo postim

Kompania Twitter tha se do të identifikojë dhe vlerësojë postimet të cilat thyejnë rregullat, edhe nëse ato bëhen nga burime të rëndësishme, siç janë politikanët.

08:58
Debati i kandidatëve/ Demokratët në SHBA akuza për racizëm ndaj Biden

Favoriti në garën për kandidaturën presidenciale të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, u sulmua ashpër gjatë debatit televiziv me nëntë rivale të vendosur përballë njëri-tjetrit.

08:39
Edith Harxhi: Fajtor për shkatërrimin e PD është kryetari që s’u bë kurrë lider

“Fajtor për shkatërrimin e PD është kryetari që s’u bë kurrë lider”, kështu shkruan Edith Harxhi në Twitter.

08:30
Ndryshime në qeverinë Zaev/ Tre nga pesë ministrat e rinj janë shqiptarë

Pas debatesh që zgjatën dy ditë, parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi të enjten para mesnate ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev.

08:19
Dizenjatori i iPhone, Jony Ive largohet nga “Apple”

Jony Ive, britaniku i cili për më shumë se dy dekada ndihmoi Apple të bëhet kompania më e vlefshme në botë, po largohet për të krijuar sipërmarrjen e tij.

08:01
A do të ketë sukses dëshira e Serbisë për përfitim nga Uashingtoni?

Pas bllokimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës politika e jashtme serbe përpiqet ta gjejë rrugëdaljen në Uashington. Edhe anulimi i samitit në Paris e ka bërë Beogradin të kthejë sytë nga SHBA.

06:47
Vasili: Deklarata e Palmer rrëzoi dhe turpëroi Edi Ramën

Nënkryetari i Lëvisjes Socialiste për Integrim ka reagur mbi deklaratën e bërë nga Matthew Palmer për Voice of America,
Me anë të një postimi në facebook Vasili thotë se Palmer me deklaratën e tij ka rrëzuar plotësisht dhe ka turpëruar Edi Ramën dhe rilindjen dhe farsën me Kolegjin Zgjedhor.

06:18
Kandidatët e Partisë Demokrate debatojnë të studoi për largimi e republikanit Trump

Dhjetë kandidatë të Partisë Demokrate që synojne kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2020, u bënë pjesë e një debati të zjarrtë televiziv mbrëmjen e së mërkurës, boshtin e të cilit e ka përbërë largimi i presidentit republikan Donald Trump pas një mandati në Shtëpinë e Bardhë. Ajo që ra më shumë në sy ishte senatorja Elizabeth Warren, një ligjvënëse përparimtare nga shteti verilindor Massachusetts, e cila sipas anketave kombëtare, i është afruar shume favoritit demokrat, ish-nënpresidentit Joe Biden.

05:35
Kupa e Amerikës/ Brazili kalon në gjysëm-finale me penallti

Brazili është kualifikuar për në fazën e gjysëm finaleve pasi mundi me penallti skuadrën e Paraguait.

04:08
Rama: Presidenca është kthyer në shtabin e 4 aventurierëve

Nga Fieri kryeministri Rama, e cilësoi 13 tetorin, datën e re të dekretuar nga presidenti Meta për zgjedhet lokale, si një gjë për të qeshur.

03:08
Meta i nis letër Ramës: Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor

Ndryshe nga mbrëmja e të mërkurës, ku presidenti i drejtoi një letër formale kryeminsitrit ku e ftonte për një takim mbi situatën politike, këtë të enjte, kreu i shtetit, i ka dërguar një letër publike.

02:57
Veliaj: Të votojmë kundër dhunës

Erion Veliaj mbylli këtë të enjte fushtën e tij zgjedhore në Tiranë. Në mitingun e fundit, kryebashkiaku i Tiranës ju drejtoj një mesazh të gjithë simpatizantëve të PD, LSI dhe të PDIU.

01:17
Basha: PD nuk hyn në zgjedhje pa ikur Rama

Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e së enjtes se kusht që opozita të marrë pjesë në zgjedhje është dënimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur votat.

00:43
Molotov shkollës në Vaun e Dejës, plagosen 3 policë dhe digjen materialet zgjedhore

Tre policë mbeten të plagosur gjatë një sulmi ndaj KZAZ-së numër 6 në Shkollën Ndre Mjeda të fshatit Bushat, të Bashkisë Vau i Dejës.

E enjte, 27 Qershor 2019
22:51
Khloe Kardashian feston 35-vjetorin (Foto)

Khloe Kardashian ka festuar ditëlindjen e saj dhe Kris Jennes ishte e para e cila e uroj duke e quajtur “shpirt të veçantë”.

22:30
Sulmi në KZAZ-në në Vaun e Dejës/ LSI distancohet: S’kemi lidhje me ngjarjen

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas djegies së KZAZ në Bushat të Shkodrës.

22:23
Maliqi në “Open”: Po u bënë zgjedhjet e 30 qershorit, lë mandatin

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një deklaratë të fortë në Open, në Top Channel, i “ngacmuar” edhe nga Alfred Peza, i cili e pyeti nëse i qëndron deklaratës së tij të mëhershme për të lënë mandatin, nëse mbahen zgjedhjet e 30 qershorit.

22:17
Demi Rose “kërkon” vëmendje! – Foto

Demi Rose tërheq vëmendjen e fansave të saj, duke publikuar një foto, e veshur me bikini ngjyrë “pink”, aksesor të detajuar si dhe një palë vathë diamanti.

22:10
Futboll/ Një merkato me zero shpenzime

Fundi i këtij sezoni në futbollin Europian koinçidoi me përfundimin e kontratave të shumë futbollistëve të njohur, gati tashmë të provojnë një aventurë të re larg ekipeve, që nuk po i konsiderojnë.

22:08
Sejamini: Letra e Metës e panevojshme, por dekreti i duhur

Neritan Sejamini deklaroi në emisionin Open të eni Vasilit se letra e Presidentit Ilir Meta drejtuar kryeministrit Edi Ramës është e panevojshme.

21:57
Fotogaleri/ Chloe Ferry “çmend” Portugalinë!

Chloe Ferry tregon fizikun e saj, pas shumë ndërhyrjeve kirurgjikale, në një fustan të ngushtë dhe të gjatë.

21:56
Meta letër publike Ramës: Ti më ke privuar padrejtësisht…

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër publike kryeministrit Rama pas refuzimit të këtij të fundit për tu takuar sot.

21:53
Vajza ushtarake që janë edhe modele

Jo shumë dekada më parë, gratë kishin vetëm role ndihmëse në ushtri dhe qëndronin larg operacioneve të luftimit.

21:48
Sulmi në KZAZ-në e Vaut të Dejës/ Rama: Dëshpërim i Bashës, Kryemadhit, Metës e Berishës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit në KZAZ-në e Vaut të Dejës.

21:41
Lefter Maliqi në “Open”: Dekreti i Metës i përgjegjshëm, s’ka zgjedhje më 30 qershor!

Lefter Maliqi, deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se dekreti i presidentit Ilir Meta për të mbajtur zgjedhjet lokale më 30 qershor është institucional dhe që ndalon një proces të paligjshëm.

21:37
Sarri kërkon trofetë: E vështirë përsëritja te Juve’

Trajneri i ri i Juventus Maurizio Sarri u rikthye të flasë për aventurën e tij këtë sezon me kampionët e Italisë, duke ripërsëritur se do të jetë e vështirë fitorja e trofeve.

21:32
Vangjel Dule në “Open”: Zgjedhjet e 30 qershorit të padekretuara!

Vangjel Dule kreu i PBBDNj-së ka deklaruar në emisionin Open të Eni Vasilit se nuk ka zgjedhje të dekretuara dhe nuk do të ketë asnjë proces që të njihet nga ana e institucioneve.

21:27
Video/ Dëmtohen materialet zgjedhore në Vaun e Dejës

Është tensionuar situata në bashkinë e Vaut të Dejës, ku mbështetësit e opozitës kanë nisur protestat përballë KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e tyre nga materialet zgjedhore.

21:09
Durrës/ 45-vjeçari aksidenton 10-vjeçarin me makinë

Një 45-vjeçar ka aksidentuar një 10-vjeçar me makinë.

21:00
Tensione në KZAZ-në Vaun e Dejës, policët e plagosur merren me ambulancë

Në bashkinë e Vaut të Dejës, mbështetësit e opozitës nisën protestat përballë KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e tyre nga materialet zgjedhore.

20:58
Zjarr në KZAZ nr 6 të Vaut të Dejës, 3 policë të plagosur/ Lleshaj: Ligji do të veprojë

Është tensionuar situata në bashkinë e Vaut të Dejës, ku mbështetësit e opozitës kanë nisur protestat përballë KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e tyre nga materialet zgjedhore.

20:30
Fiks Fare/ “Mos jepni ilaçe të shtrenjta”, si po i vret shteti shqiptarët që vuajnë nga sëmundjet kronike

Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së enjtes se si funksionon skema e rimbursimit të ilaçit “Xarelton”. Pacientët sorollaten për të përfituar me rimbursim “Xarelton”, e nga ana tjetër mjekët kërcënohen me vendin e punës apo dhe gjoba nëse e rimbursojnë pa plotësuar pikët pacientët, edhe pse rekomandimi është firmosur nga mjekët specialistë të Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.

20:26
Shkurtohet me 35 minuta rruga Fier-Vlorë/ Rama: S’do më shani më gjatë verës

Kryeministri Edi Rama ka inauguruar rrugën e re Fier-Vlorë, që shkurton distancën me 35 minuta kohë.

20:18
Serbia hap një kapitull të ri negociatash me BE-në

Në konferencën ndërqeveritare Bashkimi Europian-Serbi, kjo e fundit çel kapitullin e ri në negociatat për anëtarësim në bllokun europian.

19:58
Vendimi i gjykatës Kushtetuese të Kosovës pas ankimimit të LDK-VV

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të jashtëligjshëm Ekipin Negociator për bisedime me Serbinë.

19:44
Veliaj: Pas KQZ e Gjykatës, edhe SHBA vulosi zgjedhjet në 30 qershor

Kandidati socialist për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbylli sot në sheshin “Europa” fushatën e tij elektorale, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të kryeqytetit për të vijuar projektin e Tiranës europiane edhe për 4 vitet e ardhshme. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi se tashmë nuk ka më asnjë dyshim se në 30 qershor e gjithë Tirana dhe Shqipëria do të votojnë kandidatët e koalicionit të majtë dhe Partinë Socialiste.

19:32
Veliaj mbyll fushatën/ Majko: Më 30 qershor votojmë për të ndryshuar Tiranën dhe gjithë Shqipërinë

Partia Socialiste po zhvillon takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

19:32
Aeronautika do pistë në Gjirokastër. Prezantohet ideja, por nuk ka ende projekt dhe mbështetje

Federata e Aeronautikës Shqiptare ka risjellë në vëmendje nga Gjirokastra nevojën e vendosjes në funksion të pistës së dikurshme të aeroportit të Gjirokastrës duke nisur nga vjeshta e këtij viti.

19:26
Rama: Meta nuk u zgjua në 4 të mëngjesit, por nuk ka fjetur fare

E ndërsa Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve lokale më 13 tetor, për Kryeministrin Rama, në 30 qershor shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje.

19:14
Rama drejt Fierit: Po vij, kam habere të mira për ju!

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në twitter ka njoftuar se po shkon drejt Fierit dhe se për më tepër ka një lajm të mirë.

18:48
Rama: Data e re doli sepse nuk u vra dot 30 qershori

Kryeministri Edi Rama vazhdon fushatën, kësaj radhe nga nga Vora.

18:47
Europianët përballen me vapën e pazakontë

Temperaturat në Europë kanë kaluar 40 gradët, një valë e rrallë e të nxehtit.

18:40
Meta injoron Palmer: Vlerësoj deklaratën e përgjegjshme të Eliot Engel

Presidenca ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer. Presidenti i Republikës njoftoi se vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan Eliot Engel, të cilin e quan mik të vërtetë të Shqipërisë, duke mos e përmendur në fakt aspak zotin Palmer.

18:23
SHBA kundër Metës/ Matthew Palmer: Njohim datën 30. Pas zgjedhjeve Gjykata Kushtetuese të zgjidhë mosmarrëveshjet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen kundra dekretit të ri të presidentit Ilir Meta për mbajtjen e zgjedhjeve me 13 Tetor dhe jo këtë të dielë. Qeveria amerikane e shprehu qëndrimin e saj përmes zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit Matthew Palmer në një prononcim për Zërin e Amerikës.

18:22
Foto/ Mësuesja kapet mat, po xhironte film porno në klasë!

Një video me pamje +18 është regjistruar në klasës e shkollës “El Campo”, në Teksas.

18:14
Kreu i KLP: Brenda korrikut, gati lista e emrave për në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të nisë në korrik intervistimin e e kandidatëve që konkurrojnë për në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Kësaj procedure përveç 10 prokurorëve që kanë marrë certifikatën e drejtësisë do t’i nënshtrohen njëkohësisht edhe 12 prokurorë pretendentë, të cilët presin me ankth kontrollet e vettingut.

17:34
Foto/ Aplikacioni shokues krijon foto nudo të çdo femre!

Një program anonim “Deep Nude”, i krijuar nga një person me pseudonimin “Alberto”,përdor inteligjencën artificiale për të krijuar foto nudo të të gjitha llojeve të çdo fotoje.

17:25
Dekreti i ri i Metës, Rama reagon sërish: Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot

Pas vendimit të Presidentit për datë të re zgjedhjesh, kryeministri Rama ka reaguar sërish përmes një statusi në Facebook, duke paralelizuar Metën, me Haxhi Qamilin.

17:07
Britani/ Përplaset autobusi i shkollës, plagosen 20 fëmijë

Ditën e sotme është raportuar një aksident tepër i rëndë, ku si pasojë mbetën të plagosur 20 fëmijë dhe shoferi i autobusit.

17:04
Vlorë, sekuestrohen pasuri me vlerë 1,5 milionë euro

Prokuroria e Vlorës ka vendosur në sekuestro preventive disa objekte me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash

16:56
Top Talk/ Balla thirrje Bashës dhe Kryemadhit: Kujdes, mos prekni 30 qershorin

Teksa kemi hyrë në numërimin mbrapsht të orëve të fundit drejt 30 Qershorit, kësaj date që do mbetet në historinë e politikës shqiptare për shkak të precedentit që ajo krijoi duke u dekretuar dhe shfuqizuar po nga vetë Presidenti i Republikës si datë zgjedhjesh për pushtetin lokal, e që së fundmi dekreti një tjetër datë zgjedhjesh.

16:48
Situata në Shqipëri, reagon edhe Eliot Engel: S’duhet lejuar dhuna

Kreu i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, i njohur edhe si miku i madh i shqiptarëve, ka reaguar mesditën e së enjtes në lidhje me situatën politike në Shqipëri, duke u shprehur i shqetësuar për atë çfarë po ndodh në vendin tonë.

16:38
Oqeani me ujë të ëmbël/ Zbulimi në thellësinë e Oqeanit Atlantik

Poshtë Oqeanit Atlantik, ka ujë të ëmbël, nëse zhyteni thellë në bregun verilindor të Amerikës, do të gjeni diçka të habitshme, thuhet në një postim të publikuar nga CNN.

16:36
Top Talk/ Mazhoranca e vendosur, pas 30 qershorit Meta drejt shkarkimit

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta po shkon drejt miratimit, e sipas kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kjo pritet të ndodhë brenda këtij sesioni parlamentar.

16:21
Edhe Brazili ka një Leo Messi/ Talenti 6-vjeçar nga Porto Alegre

Edhe Brazili e ka një Lionel Messi. Bëhet fjalë për vogëlushin 6 vjeçar, Lionel Messi Maier Dos Santos që ka marrë emrin e yllit të Argjentinës dhe të Barcelonës dhe të cilin ai e takoi në stadiumin e Porto Alegres, Beira Rio Stadium duke bërë kështu ëndrrën e tij realitet.

16:20
Balla në Top Talk: Meta, President i dekreteve nul

Pak pasi Presidenti Meta dekretoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve, në studion e Top Talk ishte i ftuar kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ritheksoi se data e zgjedhjeve mbetet 30 qershori.

15:35
SHBA vëzhgues për zgjedhjet/ Reagon Këshilli i Europës: Zgjedhjet i vëzhgon OSBE/ODIHR

Zgjedhjet lokale të së dielës krahas vëzhguesve të OSBE-ODIHR, do të monitorohen edhe nga diplomatët e Ambasadës Amerikane, asaj Britanike dhe të Italisë.

15:33
Statuja e Rodonit në Durrës, vepra e skulptorit Ilirjan Xhixha

Për herë të parë një statujë e Redonit, perëndisë ilire të deteve dhe ujërave, është vendosur në një nga sheshet kryesore të bregdetit të Adriatikut, në Durrës, si një simbol i fuqisë dhe përkatësisë pellazgo-ilire. E realizuar nga skulptori i mirënjohur Ilirjan Xhixha, statuja e perëndisë Redon, e njohur më vonë dhe me emrin Rodon, ka ngjallur menjëherë interes veccanërisht te grupet e turistëve të huaj.

15:24
I nxehti “than” ekonominë, shkencëtarët parashikojnë pasoja në gjithë globin

Shqipëria po përballet me rritje të shpejtë të temperaturave dhe parashikimet për të ardhmen janë edhe më shqetësuese. Një grup shkenctarësh të klimës, ekonomistë dhe analistë të dhënash nga univesrsitetet më prestigjoze amerikane kanë publikuar një raport tronditës mbi ndryshimet e klimës në çdo vend të planetit.

15:07
Kolegji: Dekreti i Metës i pavlefshëm. Vendimi i Gjykatës: Presidenti ka marrë kompetencat e Kuvendit

Kolegji Zgjedhor zbardhi argumentet mbi të cilat duke rrëzuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar konfirmoi edhe njëherë se zgjedhjet vendore do të mbahen 30 qershor, por duke mbajtur në konsideratë edhe dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, si edhe mohimit që i bëhet të drejtës për të votuar kolegji ka trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe dekretin e presidentit Meta qe anuloi zgjedhjet.

15:06
“Edi reflekto”, Ilir Meta thotë se ka agjendë të ndryshme nga opozita

“Unë nuk jam pjesë e agjendës së opozitës ‘Rama ik’, por e ‘Edi reflekto”, u shpreh presidenti Ilir Meta pasi njoftoi 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet lokale.

14:52
Merkel është sëmurë? Kancelarja, sërish dridhje të forta gjatë  një ceremonie

Herën e parë, kur dridhjet e forta të saj gjatë një ceremonie në krah të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski tërhoqën menjëherë vëmendjen e shkaktuan pështjellim, Angela Merkel fajësoi të nxehtin e madh për episodin. Kancelarja tha se ishte dehidratuar dhe se pas tre gotave ujë, e kishte marrë veten plotësisht.

14:41
Rama reagon për 13 tetorin: Thjesht mëshirojeni; 30 qershori e vetmja datë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë sapo presidenti Ilir Meta ka konfirmuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve lokale. Duke kërkuar mëshirë për presidentin, Rama thekson se data e vetme për zgjedhjet lokale është 30 qershori.

14:31
Meta: 13 Tetori, data e re e zgjedhjeve

Presidenti Meta në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se 13 Tetori 2019, do të jetë edhe data e re e zgjedhjeve.

14:08
Rama paralajmëron Metën dhe opozitën: Do t’u japim një mesazh të dielën

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar më herët, kryeministri Edi Rama refuzoi ftesën për dialog të presidentit Meta. Por shefi i qeverisë nuk u mjaftua vetëm me injorimin për t’i shkuar në zyrë Presidentit por edhe e ka sulmuar atë në distancë duke deklaruar se sot selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës.

14:00
KiE: Po ndjekim me vëmendjen situatën përpara zgjedhjeve

Këshilli i Europës shprehet në një deklaratë se po ndjek me vëmendje situatën përpara zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri.

13:54
Rooney gol nga gjysma fushës

Wayne Rooney  u bë njeriu i ndeshjes për skuadrën e tij DC United në ndeshjen me Orlando City në  Major League Soccer  në SHBA.

13:52
Felix thyen rekord tek Atletico/126 mln euro për mesfushorin portugez 19-vjeçar

Nga Benfica te Atletico Madrid, Joao Felix bën hapin e madh në karrierë ndërkohë që Los Colchoneros realizojnë blerjen më të shtrenjtë të gjithë historisë së tyre duke u përgatitur për largimin e Antoine Griezmann në muajin korrik.

13:49
Roma zëvendëson Milanin në Europë?!

Klubi i Romës ka anuluar grumbullimin në Pinzolo, që ishte parashikuar të niste më 29 qershor dhe të zgjaste deri më 7 korrik, duke dhënë sinjale se UEFA do të përjashtojë Milanin nga pjesëmarrja në Europa League.

13:32
Data e re e zgjedhjeve/ Në Presidencë hyjnë ambasadorët, Basha mbledh aleatët

Në zyrën e Presidentit të Republikës kanë hyrë pak minuta më parë ambasadorët e BE-së, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ata do të diskutojnë me Ilir Metën mbi krizën politike në Shqipëri.

13:23
9 vende të lira në Prokuroritë e Shkallës së Parë për magjistratët e rinj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 9 vota pro dhe dy vota kundra të Gent Ibrahimit dhe Gentian Osmanit, projekt-aktin për shpalljen e nëntë vendeve të lira në Prokuroritë jurisdiksionit të përgjithshëm të shkallës së parë, për prokurorët e rinj të dalë nga Shkolla e Magjistraturës 2016-2018.

13:05
Dash Shehi: Presidenti pritet të vendosë datë të re për zgjedhjet

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emër të Grupimit të Qendrës së Djathtë, deklaroi pas takimit në Presidencë se beson se Ilir Meta do të nxjerrë një dekret për datën e re të zgjedhjeve lokale dhe pritet që vendimi të merret sot. Aleatët e PD-së kanë qenë të parët që kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale, edhe përpara se presidenti të nxirrte dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit.

12:58
Shtyhen afatet, Shkurta dhe Dyla do qëndrojnë në krye të Prokurorive në Fier dhe Lushnje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me 11 vota pro për të zgjatur qëndrimin e Violeta Shkurtës në krye të Prokurorisë së Fierit. Shkurta u emërua në muajin prill përkohësisht drejtuese e organit të akuzës në Fier, por do të vijojë ta mbajë këtë detyrë edhe për tre muaj të tjerë.

12:56
KQZ nis në Shkodër materialet zgjedhore, Bashkia: S’ka zgjedhje, godinat nuk janë në dispozicion

Partia Demokratike në Shkodër ka paralajmëruar se në orën 20:00 të ditës së sotme do të ngrihen në protestë për të ndaluar vendosjen e materialeve zgjedhore që KQZ ka nisur drejt KZAZ në Shkodër.

12:43
Nga shkollat e reja tek çeku i bebes. Nismat e Veliajt për 4 vitet e ardhshme

Buqeta e radhës e investimeve në Bashkinë e Tiranës do të jetë ndërtimi I 17 shkollave të reja. Shkollat e reja përveçse zgjidhin për herë të parë problemin 30-vjeçar të mësimit me dy turne, do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare”, për t’u shfrytëzuar edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe banorët e zonës.

12:42
Ndarja e OSHEE, kritika nga Vjena. Sekretariati i Enegjisë: Nuk po përmbush detyrimet

Sekretariati i Energjisë në Vjenë i ka tërhequr vëmendjen Shqipërisë se nuk po zbaton në praktikë planin për ndarjen e OSHEE në tre kompani të pavarura nga njëra tjetra. Madje në një deklaratë të fundit ky sekretariat ka njoftuar se shqyrtimi i çështjes kundër vendit tonë të hapur në janar të 2018 po vazhdon.

12:38
Njolla e zezë e Marinzës /Zona e dekantimit të Albpetrol sot vetëm ndot

Një sipërfaqe prej 9.3 hektarësh që njihet sot si “Njolla e zezë” e Marinzës  është lënë në mëshirë të fatit nga kompania Albpetrol. Dikur këtu bëhej dekantimi i naftës bruto por sot përveç braktisjes, kanalet që dikur shërbenin për kullimin e ujit, janë shndërruar në vendgrumbullime të mbetjeve hidrokarbure. Si pasojë e rritjes së temperaturave,  ndotja përhapet kudo. 

12:23
16 milionë lekë gjoba, AKU i vendosi për produkte të skaduara dhe pa higjienë

Gjatë stinës së verës subjektet që tregtojnë prodhime të ndryshme ushqimore rritet dhe për këtë arsye numri i inspektimeve që ka kryer  Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit  për periudhën maj-qershor është tepër i lartë.

12:21
Dhunë ndaj policëve që mbronin KZAZ-të në Mat, arrestohet 43-vjeçari

Policia e Matit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, i dyshuar për sulmin ndaj  KZAZ-së nr.16 e 17,  dhe  ndaj punonjësve të Policisë. Në pranga ka rënë shtetasi  A.L, 43 vjeç, banues në Burrel,  për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” .