Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme në mbledhjen e cila është e 8 pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Rama në mbledhjen e qeverisë tregoi të rejat më të fundit për situatën pas tërmetit.

“4151 objekte janë të inspektuara 1125 janë të pabanueshme nga të cilat 59 janë për tu prishur. Duhet të dalin përpara përgjegjësisë të gjithë ato që kanë shkelur ligjin. Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në këtë drejtim”- tha Rama.

Nxerrja përpara drejtësisë e abuzuesve nuk bëhet sa hap e mbyll sytë sepse do të shkojnë në gjykatë dhe KÇK-ja është aty dhe nuk do i japim mundësinë të kapë moton e vet, ‘Kap Çfarë të Kapësh’. Kështu të kemi durim se ky proces kërkon kohë”- vijoi kryeministri.

Top Channel