“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Debatet në Open janë të shumta dhe një tjetër u bë mes deputetit Ervin Bushati dhe drejtueses Eni Vasili. Gjithçka nisi në pjesën e dytë të emisionit kur Henri Çili e pyeti Bushatin se ku do t’i gjejë qeveria lekët për rindërtimin.
Bushati nuk dha përgjigje direkte por filloi duke bërë thirrje qytetarëve që t’i binden autoriteteve.
Në ato moment ndërhyri Eni Vasili duke i thënë Bushatit t’i përgjigjet pyetjes.
Bushati përgjigju pyetjes- ndërhyri Eni Vasili.
Po, e kam mision public të flas për sigurinë e qytetarëve- vazhdoi Bushati.
Përgjigju pyetjeve për të cilën të kam ftuar. Kemi kaluar në pjesën e dytë ku do të flasim për paratë- iu kundërpërgjigj Eni Vasili.
A janë paratë më të rëndësishme se siguria- vijoi Bushati duke iu shmangur pyetjes.
Top Channel