Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e djeshme në Kosovë, ku fillimisht vizitoji kampin ku po qëndrojnë të prekurit nga tërmeti në Prizren.

Ai më pas është takuar me Albin Kurtin dhe Isa Mustafë:

Statusi i Metës:

Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.

 

Top Channel