Pasojat e tërmetit të opozitës, këtu i ka quajtur kryeministri Rama deputetët e opozitës së re të pranishëm në sallën e Kuvendit ndërsa mbajtu një fjalim të gjatë ku foli edhe për pasojat e tërmetit.

“Po pati mundësi këto muhabetet e rrugës i lini jashtë këtij vendi. Mos hajdeni këtu edhe të na bëni si më të zotë se ata.
Se nuk jeni më të zotë se ata. Shumica prej jush nuk dinë të flasin.
Shumica prej jush kanë problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur.
Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës. Ra opozita gërmadhat jeni ju, ata nuk e di se ku janë. Mos mi merrni për keq këto fjalë. Në këtë fazë ju kërkoj pak përmbajtje nga fjalori i përditshme”

Top Channel