Braçe: Pafuqia për të shpëtuar jetën që e ke para syve është neveritëse

05/12/2019 12:12

Zëvendës kryeministri, Erjon Braçe me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” ndan me të gjithë qytetarët se si kanë qenë ditët e tij nga tërmeti i 26 nëntorit.

Braçe tregon se si një ngjarje e fortë natyrore i gjeti sërish një grumbull godinash ndërtuar nën regjimin e lakmisë dhe papërgjegjshmërisë.

Postimi i plotë:

Erjon Brace: NENTE DITET E MIA NGA TERMETI

ISHIN KESHTU!

Gjalle!
Mes vdekjeve masive e jetes se kerkuar,
humbjes e shpetimit,
dhimbjes e gezimit,
deshperimit e shpreses,
vetmise e mbeshtetjes,
te moshuarve, te riturve e femijeve,
burrave e grave, djemve e vajzave,
me uniformen e shtetit e te vullnetarit,
te gjithe ne fije te perit ne minutat e para, oren e pare, diten e pare, te dyte,
me lekundje cdo 15 minuta,
ne vater, ne beteje qofte edhe per nje jete;

Te barabarte nje here te vetme,
pavaresisht origjines, moshes, gjinise,
pasurise, besimit,
jetes se bere deri ate moment, ore, dite!

Po ua them sot;
Pafuqia per te shpetuar jeten qe e ke aty, e sheh me sy, degjon me veshe frymemarjen e ngadalesuar dhe prek me dore ate qe pulson, eshte neveritese;

Kjo eshte ndjesia qe kam ne gjoks!

Posacerisht kur mendon se ke pushtet e te shohin si te tille!

Por nuk eshte keshtu, nuk eshte keshtu!

Duhet te nisim tani te mendojme per jeten qe kemi ndertuar, ate qe jetojme dhe ate qe organizojme per gjithkend;
TE NDRYSHOJME!

Te provojme nje here te vetme te jetojme si te barabarte ne mundesi,
siguri, pergjegjesi e para ligjit,
larg lakmise, babezise, papergjegjshmerise, krimit,
duke krijuar norma maramendese fitimi qe zhbejne cdo rregull, ligj, institucion,
jete e prone;

Eshte e dukshme;
Nje ngjarje e forte natyrore na gjeti njesoj, nje grumbull godinash ndertuar edhe nen rregjimin e lakmise, babezise,
papergjegjshmerise, normes se fitimit, na ndau ne te vdekshem e jo te tille!

Kjo eshte pabarazia ndaj ligjit qe vret!

Duhet te rinisemi, patjeter,
nga pergjegjesia, ligji, barazia, toka, ajri, uji-gjithcka e natyres, #JETA,
duke luftuar lakmine e pabarazine ne sistemin e saj.

Ne fund,
keto 9 dite me njohen me njerez pafund,
kudo, nga Kruja, ne Thumane e Bubq;
Te zakonshem, te pamundur e te mundur, sherbyes te shtetit e vullnetare;

Me perulesine me te madhe dua tu them: #FAAAALEEEEEMIIIIIIINDEEEERIT!

Top Channel