Fier/ Arrestohet 19 vjeçari, akuzohet për “marrëdhënie seksuale me persona në gjini”

05/12/2019 10:29

Policia e Divjakës ka arrestuar një person i cili ka ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Ndërsa në Fier një 19-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini”.

Njoftimi

———————————————–

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin S.S., 19 vjeç, banues në Roskovec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini”.

Divjakë

Policia arreston në flagrancë 1 shtetas pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin:

L.A., 37 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi në ambientin e lokalit në pronësi të tij në fshatin Remas, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi të cilat shërbejnë për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme

 

Top Channel