Gjatë fjalës së tij në Kuvend Kryeministri Rama foli për punën e ministrave të kabinetit të tij duke thënë se ata kanë bërë shumë punë për përballimin e pasojave të tërmetit. Ndërsa ai vetë në fakt kishte zënë shumë vend në ekrane. Pothuajse të gjitha takimet e kryeministrit dhe vizitat e tij në zonat e prekura nga tërmeti janë transmetuar nga ERtv.

“Kam zënë shumë vend në ekran por po të mos ishin ata që janë mbrapa nuk do ishte bërë dot as një e dhjeta e asaj që është bërë. Realiteti nuk është ai që shikoni në televizor, kanal e portal. Realiteti është në terren. Nuk është detyrimi i askujt volumi i paraqitjeve në televizor e secilit prej tyre.
Nëse ministrat nuk do kishin qenë në krye të detyrës nuk do kishim pasur maksimumin.
Nëse Xhaçka që sapo është bërë nënë duke qenë në krye të detyrës e spitale pavarësisht insistimit të mjekeve për të mos qenë atje nuk do ishte bërë kjo që është bërë sot.
Nëse Lleshi nuk do kishte qenë, nuk do kishte pasur qeveria të përcillte atë motitvim.
Ministrja e Balluku e kështu me radhë deri tek zv/kryeministri që ka qenë non stop. Mirë është që gjërat t’i shohim siç janë. Nuk kemi bërë mrekulli, as një punë që nuk ka pasur të meta, por të shohim anën e mirë”, tha kryeministri.

Top Channel