Janë referuar materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim, sepse nga veprimet e kryera nga ekspertёt teknikё të ngritur nga Bashkia, Kurbin dhe grupi i punës i ngritur nga D.P.P. Shtetit, rezultoi se në lagjen nr 3 Laç, Kurbin, 7 pallate, 5 katёshe, si shkak i tёrmetit tё datës 26.11.2019, do të shemben, pasi kishte dëmtime të shumta: plasaritje, shembje tavani dhe savaje.

U morёn pjesё tё lёndёs sё ndёrtimit tё pallateve si: tullё, llaç lidhёs ndёrmjet tullave, beton tё kollonave dhe kampione suvatime. Një nga pikat kryesore që do hetohet është nëse janë bërë ndërhyrje në strukturat mbajtëse të pallatëve për ndërtim dyqanesh apo lokalesh në katet e para

Top Channel