Exclusive/ “Mora ish-gruan në telefon, pastaj sherr me gruan”, si histori filmash, italiani që inskenoi vrasjen e tij në Shqipëri: Dilja në Vlorë, thoja jam shkrimtar I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj, konfirmoi se autoritetet i janë përgjigjur rastit të një vdekjeje të dyshimtë dhe se ekipet relevante janë në terren.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren konfirmoi se bëhet fjalë për ish-prokurorin dhe se rasti është raportuar nga anëtarët e familjes së tij.
“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.
Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

