Ministrja Balluku përlotet në Kuvend: Nuk janë 51 ata që kanë vdekur, na është goditur shpirti të gjithëve

05/12/2019 11:54

Është mbledhur sot për herë të parë pas tërmetit të 26 Nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë për 51 viktimat e tërmetit.

Ministrja Balluku në fjalën e saj falenderoj grupet e huaja të cilat mbështeten Shqipërinë në këto ditë zie, falenderoj të gjithë forcat zjarrëfikëse që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja, nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Në fjalën e saj falenderoi njerëz të ndryshëm në sallën e Kuvendit, nuk la pa përmendur as Mjekun Dritan Leli, i cili ndodhej në Durrës menjëherë pas ngjarjes.

“Shteti shqiptar ka reaguar në mënyrë ekselente. E them unë e thotë kolegu im Klosi, kolegu im, Shalsi që kemi arritur të parët në Durrës, aty ku dhe gjetëm Dritan Lelin, i cili ka qenë ndër të parët që kishte mbërritur në vendngjarje. Shteti ka qenë i tëri në këmbë. Kam qenë atje si qytetare e Republikës se Shqipërisë. Shalsi nuk e ka për detyrë por ka qenë me mua duke u munduar të dëgjonim zëra nëpër rrënoja dhe ti nxirrnim prej andej. Është shumë e vështirë që sot të japim numra dhe shifra. As kam dëshirë që ti mbaj lotët në këto momente. Opozita duhet të ketë fytyrën e Edlirës. Edlira del këtu dhe kërkon të bëjë opozitë konstruktive. Është shumë e lehtë që secili prej jush të dal dhe të tregoj se çfarë u bë gabim. Kanë qenë zjarrëfikëset ka qenë policia e shtetit për të nxjerrë edhe frymën e fundit të gjallë nga rrënoja. Ne nuk hahemi dot me fatkeqësitë natyrore ne nuk hahemi me zotin. Askush s’ka të drejtë të kapet me detajet, asnjë ndërtesë nuk do të hidhet pa u marrë kampionet që do të ndihmojnë në hetime”, ka thënë ministrja.

E përlotur ajo shton, “mund ta bëjmë vetëm të bashkuar, aty ku duhet të falenderojmë heronjtë, nga zjarrfikset dhe urgjenca. Duhet të jemi të gjithë bashkë për të rindërtuar shpirtin e Shqipërisë. Nuk janë 51 ata që kanë vdekur, na është goditur shpirti të gjithëve bashkë”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel