Tenton ti iki policisë/ Pa patentë dhe me armë në makinë, arrestohet 18-vjeçari

05/12/2019 13:16

Një 18-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka tentuar që t’i ikë policisë dhe në momentin e ndalimit i është gjetur në makinë një pistoletë zhurmues.

Ai më pas ka rezultuar edhe pa patentë.

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ka refuzuar t’u ndalojë shërbimeve të rendit dhe gjatë ndjekjes nga Policia është kapur në flagrancë në lagjen “Pavarësia”.

Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se në automjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi K. M është gjetur një armë zhurmuese, si ato që përdorin fishekë manovër.

Gjithashtu, 18-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Teksa po në Vlorë është arrestuar edhe një person i cili ishte shpallur në kërkim.

Vlorë

Në kuadër të goditjes së paligjshmërive në vend, Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve, njëri prej tyre në kërkim.

  • Ndalohet shtetasi në kërkim E. Ç., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi në vitin 2018 Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 6 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur edhe 3 vite e gjysmë.

Top Channel