Vjen vendimi i UEFA-s, Kosova luan me VAR ndeshjet e Play Off-it

04/12/2019 22:43

UEFA ka vendosur që në ndeshjet e Play Off-it të Euro 2020-ës në muajin mars, mes të cilave edhe Kosovë-Maqedoni e Veriut, të aplikohet sistemi ndihmës i arbitrimit VAR (Video Assistant Referee).

Lajmin e ka dhënë vetë UEFA nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shtoi ndër të tjera se edhe eliminatoret e ardhshme të Botërorit 2020, do të luhen me praninë e VAR-it, por për këtë duhet edhe një aprovim i mëvonshëm nga FIFA.

Kujtojmë që Kosova do të marrë pjesë në Play Off-in e Euro 2020-ës, pasi u rendit e para në grupin e saj në Nations League dhe nëse kalon me sukses, mund të sigurojë një vend në Kampionatin Europian.

Top Channel