E mërkurë, 27 Mars 2019
17:07
Arta Marku, te Krimet e Rënda: Prokuroria u bë supermarket

Arta Marku u rikthye sërish te Krimet e Rënda, aty ku gjatë vjeshtës së kaluar hapi “luftë” me 10 prokurorë, duke i ndëshkuar.

16:56
Energjia nga dielli, ministrja Balluku viziton parkun fotovoltaik të Fierit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vizituar parkun fotovoltaik në Topojë të Fierit. Atje janë dhënë 5 licenca, të cilat prodhojnë 10 megavat energji.

16:44
Top Talk/ Presidenti i ka dyert e mbyllura për zgjidhjen së krizës! Vasili: Meta ka shteruar çdo mundësi

Prej muajsh tashmë në vend është krijuar një krizë politike, me opozitën që kërkon zgjedhje të parakohshme pa Ramën kryeministër, e nga ana tjetër kreu i qeverisë duket i palëkundur.

16:20
Top Talk/ A do ketë një takim Rama-Basha 2?! Ja çfarë mendon Petrit Vasili

Në arenën politike ka një hipotezë, se pritet të ketë një takim “Rama-Basha 2”, por në studion e Top Talk, Petrit Vasili i LSI, e përjashton kategorikisht mundësinë që një gjë e tillë të mund të ndodhë.

16:20
Mrekulli arkitekturore, Muzeu i Katarit hap dyert për publikun (Foto)

Muzeu Kombëtar i Katarit do të hapë dyert e tij për publikun më 28 mars. Bëhet fjalë për një mrekulli arkitekturore, që në të njëjtën kohë do t’i japë zë historisë unike të vendit, që nga kohët e hershme e deri në ditët e sotme, madje pa lënë pas edhe të ardhmen.

15:43
Paratë e rusëve për lobim, sonte në Top Story. Flasin gazetarët që zbuluan skandalin

“Top Story” udhëtoi në Uashington për të realizuar një dokumentar lidhur me financimet ruse për partitë politike në Shqipëri. Për herë të parë dhe ekskluzivisht, gazetarët e “Mother Jones”, do të sqarojnë të gjithë skemën e lobimit të Partisë Demokratike, përfshirjen e disa kompanive ruse dhe procesin e hetimit për këtë çështje.

15:37
Erdogan në fushatë: Turqia përballë armiqve

Të dëgjosh presidentin Recep Tayip Erdoan në fushatë për zgjedhjet lokale në Turqi, votimi i të dielës mund të jetë një luftë për mbijetesë përballë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm që po tentojnë të shkatërrojnë vendin.

15:37
Vuçiç: Pak shanse për marrëveshjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se mundësitë për marrëveshje me shqiptarët e Kosovës janë “shumë më të vogla nga sa kanë qenë” duke shtuar se Prishtina nuk do ta vazhdojë dialogun derisa të përfundojë mandati i administratës aktuale evropiane.

15:28
Epidemi fruthi në SHBA

Një zonë në periferi të Nju Jorkut ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ndaluar fëmijët e pavaksinuar të hyjnë në zonat publike ndërkohë që SHBA po stërmundohet të vendosë nën kontroll një seri rastesh të fruthit.

15:28
Bastet vazhdojnë online, të varurit nga kumari përdorin kompanitë e huaja

Fillimi i këtij viti, pra 1 janari i 2019 solli edhe mbylljen masive të pikave të basteve në gjithë Republikën e Shqipërisë. Por në fakt bastet nuk kanë reshtur për asnjë moment.

15:24
Zgjerimi i BE s’ka mbështetje; CDU-CSU s’e përmend si opsion në fushatë

Zgjerimi i Bashkimit Europian nuk është më në plan kryesor në fushatën elektorale të CDU dhe CSU gjermane, të paktën per 5 vitet e ardhshme.

15:15
Shqipëria në BE, Staffler: Nëse nuk ka përparime, s’mund të flasim për afate kohore

Katrin Staffler, raportuesja e re e CDU/CSU-së në Komisionin e BE-së së Bundestagut ka folur për krizën politike në Shqipëri. Gjatë një interviste të dhënë për Deutsche Wellen, ajo tha se vendi duhet të përmbushë detyrat e saj, që të bëhet pjesë e BE-së.

15:09
Exclusive/ Zbulohet lobimi i PD në SHBA për ambasadoren e re amerikane Kavalec

Kathleen Ann Kavalec ishte e nominuara e Presidentit Donald Trup për ambasadore të SHBA në Tiranë, por ajo nuk e mori miratimin e Senatit për këtë detyrë.

14:46
Homazhe për Ali Memën. Ikona e ekipit bardheblu u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare

Familja e madhe e futbollit dhe jo vetëm i dha lamtumirën e fundit një prej ikonave të futbollit shqiptar dhe jo vetëm të klubit bardheblu, Ali Memës.

14:25
Milani “hedh sytë” nga sulmuesi i Holandës

Milani po interesohet për 27-vjeçarin Quincy Promes, sulmuesi holandez që aktualisht luan me Sevilla.

13:52
I mori një gruaje 8 mijë euro, arrestohet mashtruesi

I mori një gruaje 8 mijë euro me anë të mashtrimit, arrestohet 35-vjeçari nga Fieri.

13:45
“Alo policia! Një person po shet drogë”, 35-vjeçari arrestohet pas denoncimit

Një qytetar nga Lushnja ka denoncuar në sallën operative të policisë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike .

13:30
Konkurrenca e pandershme në farmaci. Depot farmaceutike shesin edhe me pakicë

Në Shqipëri ka nisur si trend tanimë që depot farmaceutike të hapin farmacitë e tyre ose të krijojnë rrjet farmacish.

13:14
Vrasja e Gurrës, avokatët bllokojnë seancat gjyqësore në Shkodër

Pas vrasjes së avokatit në Elbasan Dhoma e Avokatisë Shkodër ashtu si dhe kolegët e tyre në të gjithë Shqipërinë, kanë bojkotuar për 3 ditë seancat gjyqësore.

13:12
Wake Up/ Jonida Shehu zbulon çfarë ndodh jashtë kamerave në “Soiree”

Jonida Shehu prej disa muajsh drejton një format tepër të veçantë në Top Channel, të quajtur “Soiree”.

13:10
Wake Up/ Libri me këshilla për ata që tradhëtojnë në çift vjen edhe në shqip

“As të parët, as të fundit” me nëntitull “Tradhtia në epokën e transparencës” është libri i psikoterapistes me famë botërore Esther Perel, i cili vjen në shqip nga Botimet “Pegi”, me përkthimin e Artan Mirakës.

13:07
Wake Up/ Linda Mëniku: Keqpërdorimi i gjuhës shqipe, emergjencë kombëtare

Qeveria ka ndërmarrë së fundmi nismën për të futur në të gjitha degët e universiteteve të Shqipërisë, lëndën e gjuhës shqipe.

13:06
Shkarkohet kreu i Tatimeve dhe ai i Doganave

Fortuna e shkarkimeve ka prekur edhe dy nga agjencitë më të rëndësishme të shtetit, tatimet dhe doganat.

13:06
Vizitori i pazakontë në fushën e golfit tremb lojtarët

Lojtarët e golfit në ishullin Hutchinson të Gjeorgjisë, janë gjetur në befasi kur u ndeshën me vizitorin e pazakontë dhe të rrezikshëm. Një krokodil, që dukej si dinozaur shëtiste në fushën e gjelbër dhe lojtarët u detyruan që të ndërpresin garën.

12:46
20 studentë nisin praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës

Nëse Universitetet nuk do ta kenë gati kartën e studentit deri në fund të muajit, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit janë të gatshme që ta përmbushin këtë kërkesë të studentëve. Në takimin e zhvilluar me 20 praktikantët e përzgjedhur si vijim i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se më shumë se 40 shërbime në Bashkinë e Tiranës ofrohen me kosto të ulët për studentët.

12:40
Marku te Krimet e Rënda: Hetoni shpejt çështjet që kanë tronditur opinionin publik. Mbani larg gazetarët!

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, gjatë fjalës së mbajtur në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, bëri thirrje që të hetohen “sa më shpejt çështjet që kanë tronditur opinionin publik”.

12:27
Fier, 11 vite në pritje të shpronësimeve. Paratë duhet t’i merrnin që në vitin 2008

11 vite pas përfundimit të autostradës Levan-Tepelenë, një pjesë e pronarëve të tokës ende nuk kanë marrë lekët e shpronësimeve.

12:18
KQZ, thirrje qytetarëve: Aplikoni për komisionerë!

Në një kohë që opozita e bashkuar ka hequr dorë nga mandatet e deputetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes kreut Klement Zguri u është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë.

12:15
Avokatët në protestë. Bojkot në Vlorë, Durrës, Lushnje dhe Berat

Dhomat e avokatëve në Durrës, Lushnje, Vlorë dhe Berat kanë vendosur të bojkotojnë seancat gjyqësore për 3 ditë në shenjë proteste për vrasjen e kolegut të tyre, avokatit nga Elbasani, Ravik Gurra.

12:09
Fluturimi për Dusseldorf gabon drejtimin, shkon në Edinburg

Një avion që ishte nisur nga Londra dhe duhej të mbërrinte në Dusseldorf të Gjermanisë kishte ngatërruar drejtimin dhe përfundoi në Skoci në Edinburg.

11:38
Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim Klodjan Bane

Policia ka shpallur në kërkim Klodjan Banen në lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. 38-vjeçari nga Patosi dyshohet se është pikërisht personi që ka qëlluar mbi Kurtin mbrëmjen e 18 marsit.

11:37
Vrasja e Polisë, burg për 3 të arrestuarit si bashkëpunëtorë

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 3 të arrestuarit si bashkëpunëtorë për atentatin ndaj Nard Polisë.

11:29
Angelika del Rio, modelja që “vdes” për Milanin (Foto)

Quhet Angelika del Rio, është modele spanjolle, por nuk është tifoze e Realit apo Barçës, por e Milanit.

11:29
Kris Humphries: Divorci me Kim Kardashian ishte brutal

Martesa e tyre zgjati vetëm 72 ditë dhe divorci u bë në tetor të 2011. Dhe pavarësisht kritikave që janë bërë në lidhje me çiftin, Kris Humphries zbuloi se martesa e tij me Kim Kardashian ishte ‘100% e vërtetë’ . Këtë gjë ai e deklaroi gjatë një interviste tek “The Players Tribune”.

11:12
I shpëtoi rrëzimit të avionit, gazetari ndërron jetë në fushën e kalçetos

Rafael Henzel, një gazetar sportiv brazilian, ka ndërruar jetë pas një infarkti të pësuar duke luajtur kalçeto me miqtë, gati 3 vite pasi i mbijetoi rrëzimit të avionit ku udhëtonte ekipi brazilian Chapecoense.

10:51
Marku, kritika të forta prokurorëve në Tiranë: Hetime pa sukses!

Në analizën vjetore të Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Apelit kanë qënë të pranishëm sot kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

10:41
Vrasja e Polisë, paraqiten në Gjykatë 3 bashkëpunëtorët e krimit

Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër 3 të dyshuarit si bashkëpunëtorë të autorit në vrasjen e 32-vjeçarit Nard Polia.

10:27
Kinë, arkeologët mahniten nga zbulimi i fundit

Një ekip arkeologësh kinezë ka zbuluar një kavanoz të madh vezësh që besohet të jetë groposur në një varr rreth 2500 vjet më parë.  Në total u gjetën 20 vezë dhe lëvozhgat e tyre ishte bërë të gjelbra.

10:17
Makina përplas dy këmbësorë, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

10:05
Autobiografia e Michelle Obamas, shiten 10 milionë kopje

Kujtimet e Michelle Obamas janë në rrugë të mbarë për t’u bërë autobiografia më popullore deri më sot, sipas botuesit të saj. Libri, i titulluar “Becoming”, u botua fillimisht në nëntor dhe tashmë ka shitur më shumë se 10 milionë kopje.

09:48
Vrasja e avokatit në Elbasan, solidarizohen edhe avokatët e Beratit

Për tre ditë, palët mbrojtëse do të braktisin të gjitha proceset gjyqësore në Gjykatën e Beratit, përveç masave të sigurimit.

09:19
Shkencëtarët filmojnë stuhinë tek Neptuni

Astronomët për herë të parë janë në gjendje të dëshmojnë formimin e një stuhie të madhe në Neptun, duke përdorur teleskopin “Hubble Space”.

09:18
Gjyshja 82-vjeçare: Çdo djalë i ri më dëshiron. Bëj seks 3 herë në javë (Foto)

Një grua 82-vjeçare ka deklaruar se kryen marrëdhënie seksuale 3 herë në javë me djem të rinj.

09:07
Dhurata e fundit për Messin: Një celular floriri prej 4 000 eurosh (Foto)

Një celular prej 4000 eurosh. Kjo është dhurata e fundit e marrë nga Leo Messi nga iDesign Gold.

09:00
“Brexit”-in e vendos Parlamenti, deputetët do të votojnë sesi e duan ndarjen nga BE

Deputetët britanikë do të votojnë për të zgjedhur opsionin e pëlqyer të tyre të “Brexit”-it, me kryeministren që do të takohet me ligjvënësit konservatorë në një përpjekje për të fituar mbështetjen e tyre.

08:54
Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët e Lushnjes, Durrësit dhe Beratit në protestë

Avokatët e Lushnjes kanë zhvilluar një protestë dhe kanë nisur bojkotin 3-ditor të të gjitha proceseve gjyqësore në Shkallë të Parë dhe Apel si reagim pas vrasjes në Elbasan të avokatit Ravik Gurra.

08:51
Suedi, shpërthim i fuqishëm në Stokholm. 5 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në perëndim të Stokholmit, ku raportohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur.

08:39
Aston Martin DBS GT Zagato, një kapriço prej 7 milionë eurosh (Foto)

Aston Martin ka vendosur që të prodhojë një “xhevahir” me rastin e 100-vjetorit të tij.

08:36
Mashtrim e pastrim parash, reagon Grupi “Sandesara”: Akuzat në Indi, të motivuara politikisht

Pas skandalit me mashtruesin indian që u bë edhe Konsull Nderi, vjen reagimi i grupit “Sandesara”, i themeluar nga dy vëllezërit indianë, të cilët kanë marrë shtetësi shqiptare.

08:31
Sara godet në shenjë (Foto)

Modelja dhe aktorja e njohur amerikane, Sara Underwood ka realizuar një set fotografik mjaft ‘të nxehtë’, të cilin e ka postuar në Instagramin e saj.

08:13
Herrera braktis Manchester United. Ja skuadra ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Ander Herrera ka zgjedhur Arsenalin.

05:39
BE miraton ligjin e ri për të drejtat e autorit, “shqetësohen” Google dhe Facebook

Ligjbërësit e Bashkimit Europian kanë miratuar një rishikim të rregullave dy dekada të vjetra, të të drejtave të autorit, të cilat tani do të detyrojnë Google dhe Facebook Inc, të paguajnë botuesit për përdorimin e copëzave të lajmeve dhe t’i mbrojnë ato nga shkarkimet dhe përdorimet e paautorizuara.

04:52
Administrata e Trump sulmon “Obamacare”: Është antikushtetues

Administrata e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka rritur sulmin ndaj ligjit të kujdesit shëndetësor Obamacare, duke i thënë një gjykate federale apeli se pajtohet me një vendim të gjyqtarit të Teksasit, se i tërë ligji është jokushtetues dhe duhet të rrëzohet.

04:09
“Bond 25” nis “në heshtje” xhirimet në Norvegji

Më në fund, “Bond 25” ka nisur xhirimet. Ky kapitull e ka pasur rrugën e vështirë; mes problemeve me regjisorin, skenarin dhe lojën e Daniel Craig, i pasigurt për t’u rikthyer në rolin e Agjentit 007.

03:27
Huawei prezanton në Paris modelet e reja të smartfonëve

Huawei, krijuesi i tretë më i madh në botë i smartfonëve, prezantoi të martën telefonat e saj të rinj në Paris, me shpresën për të rritur përfitimet në Evropë, një rajon ku produktet e tjera mund të përballen me shqyrtim të thellë për arsye sigurie.

02:44
Ronaldo sërish baba? Mediat aludojnë mbi foton e Georginës

Cristiano Ronaldo luajti vetëm 34 minuta në ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë, për t’u larguar më pas nga fusha për shkak të një dëmtimi, që thuhet se nuk është shqetësues.

01:57
SHBA-të: Turqia të blejë sistemin tonë të mbrojtjes, ndryshe e nxjerrim nga programi F-35

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Patrick Shanahan tha të martën se ai donte që aleati i NATO-s, Turqia, të qëndronte në programin luftarak F-35, por shtoi se Ankaraja duhej të blinte sistemin e mbrojtjes raketore Patriot.

01:11
“Ringjallet” ISIS, sulmon forcat kurde në Sirinë Veriore

Shteti Islamik tha të martën se kishte nisur një sulm vdekjeprurës mbi forcat kurde në Sirinë veriore gjatë natës, në reagimin e parë të tillë nga grupi, pasi forcat e mbështetura nga SHBA shpallën kapjen e territorit të saj të fundit në Siri, javën e kaluar.

00:28
BE voton për të hequr praktikën e ndryshimit të orës

Dy vjet pas propozimit, ligjbërësit e Bashkimit Evropian votuan të martën për të hequr nga viti 2021 praktikën e ndryshimit të orës në pranverë dhe në vjeshtë, konkretisht të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të muajit tetor.

E martë, 26 Mars 2019
23:56
Top Show/ A po përgatit Erion Veliaj të ardhmen e tij politike në PS?

Vendimi për rikandidimin e Erjon Veliajt, për një tjetër mandat në bashkinë e Tiranës, u prek mbrëmjen e sotme në Top Show, ku në fokus ishte aktualiteti politik në vend.

23:32
Shoqërohen 7 banorë te Unaza e Re, protestuesit grumbullohen para Drejtorisë së Policisë

Të paktën 7 protestues të Unazës së Re mësohet të jenë shoqëruar këtë mbrëmje nga Policia e Tiranës. Menjëherë pas ngjarjes, banorë të Unazës së Re dhe eksponentë te PD-së janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë Tiranë për të kundërshtuar shoqërimet.

22:58
“Lumë” golash në Europë. Fitojnë Italia e Spanja, befasohet Zvicra

Kualifikueset e Europianit 2020 dhuruan një festival të vërtetë golash në ndeshjet e kësaj të marte. Në 8 stadiume anembanë kontinentit, portierët u detyruan të nxjerrin në plot 32 raste topin nga rrjeta, ndërsa pretendentët kryesorë nuk gabuan.

22:38
Dyrnjaja në “Top Show”: Rama shtyn zgjedhjet lokale në shtator

I ftuar në emisionin “Top Show” të Alban Dudushit mbrëmjen e së martës në ekranin e Top Channel, gazetari, autor dhe moderator i emisionit tjetër “Top Talk”, Denis Dyrnjaja foli për një skenar të papërmendur më parë nga asnjë prej të ftuarve.

22:32
Dilemat e 30 Qershorit! Futet apo jo PD-ja në zgjedhje?

Tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, partitë politike vijojnë të jenë shumë larg kompromisit. PS ndezi “motorët” e fushatës duke përzgjedhur emrat për zgjedhjet vendore.

22:12
Lokalet 2019, Peza në “Top Show”: PD, në zgjedhje për të shmangur vetëvrasjen politike

Tre muaj nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kriza politike mban të mbërthyera palët pa rrugëzgjidhje, të paktën të shpejtë.

21:47
Itali, Salvini i jep nënshtetësinë 13-vjeçarit hero, fëmijë emigrantësh

Djaloshi që shpëtoi shokët e tij të klasës nga një “pengmarrës” autobusi shkolle pritet të marrë nënshtetësinë italiane, pas një hezitimi të gjatë të autoriteteve italiane, sipas asaj që ka deklaruar zv.kryeministri Matteo Salvini.

21:28
Përplasen tri automjete në Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor, me një të vdekur dhe 3 të plagosur është regjistruar orët e mbrëmjes së të martës në aksin Lezhë-Laç, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Spitenit”.

21:21
Muri me Meksikën, ligjvënësit në SHBA s’e përmbysin dot veton e Trumpit

Një komitet i udhëhequr nga demokratët sfidoi këtë të martë në Kongres, planin e Pentagonit për të devijuar një miliard dollarë në mbështetje të planit të presidentit Trump për të ndërtuar murin në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, por pa sukses.

21:09
Greqi/ Pranga shqiptarit, rrahu barbarisht vajzën e tij 16-vjeçare

Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua sot në Volos, Greqi pasi dhunoi barbarisht vajzën e tij 16-vjeçare.

21:00
Pamja e pemëve të mbështjella nervozon banorët

“Një pamje e tmerrshme, që shkon përtej imazheve të fantashkencës”. Kështu e përshkruan banorët e nervozuar mbulimin e pemëve me rrjetë, në disa zona të Anglisë.

20:53
Arrestohet 48-vjeçari, masakroi me thikë gruan në mes të rrugës

Policia italiane ka arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, i cili u përpoq të vriste ish-gruan e tij, po shqiptare, duke e goditur disa herë me thikë në Piazzale Bruno në Suzzara, një qytet i madh në Mantova të Italisë.

20:48
Epoka “Perez 2” te Reali, 1.2 mld euro shpenzime në merkato

Militao është emri më i fundit që i është bashkuar Realit të Madridit. Ekipi “Los Blancos” i pagoi Portos 50 milionë euro për brazilianin, që bëhet qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e madrilenëve.

20:33
Skandal në Sindikatën e Arsimit, kryetarët: Jemi sindikatë e majtë, s’e shajmë qeverinë!

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës politizimin e sindikatave në Shqipëri. Nëse në vendet fqinje, apo ato perëndimore, protestat dhe grevat udhëhiqen nga sindikatat, në vendin tonë ato janë totalisht të politizuara. Madje, marrin udhëzime nga partitë, qoftë të majta apo të djathta.

20:24
S’ka më “Fast & Furios”/ Nga viti 2022 ndryshojnë rregullat për shpejtësinë

Së shpejti të gjithë shoferët në Evropë do të duhet të mësohen me një pajisje kundër shpejtësisë në makinat e tyre.

20:11
“Mos u marto me Meghan”! Harry “dëbon” shokun e një jete

Kohët e fundit thuhet se Princi Harry ‘dëboi’ mikun e tij të fëmijërisë Tom Inskip nga rrethi i tij i brendshëm, pasi ai i kishte folur kundër martesës së tij  me Meghanin.

20:11
Në këmbë, drejt kishës së mrekullive në Laç

Për 13 të marta, kisha e vogël e Shën Antonit të Padovas, në një kodër mbi qytetin e Laçit, kthehet në vendin me numrin më të madh të pelegrinëve. Ata janë nga të gjitha fetë dhe shkojnë në Kishën e Laçit, e cila njihet edhe si “kisha e mrekullive”.

19:53
Artistja e bukur ruse që nuk njeh kufij

Jo vetëm e bukur, jo vetëm artiste, por edhe me forcë dhe vullnet të hekurt.

19:53
Spitali i gafave, pacienti për fshikëzën zgjohet i bërë synet

Një pacient që kishte shkuar për cistoskopi, kontroll i fshikëzës me kamera, u zgjua i bërë synet.

19:47
Shndërrimi i mitikut “San Siro” ndër vite – FOTO

Stadiumi “Giuseppe Meazza”, i njohur ndryshe edhe si “San Siro”, është i pozicionuar në zonën me të njëjtin emër të Komunës së Milanos dhe daton që prej 9 Shtatorit 1926, kur edhe hapi dyert për të pritur sfidën Inter-Milan, e fituar 6-3 nga zikaltrit.

19:45
Depresioni vrau nënën në Berat: Ju lutem, kujdesuni për fëmijët!

“Ju lutem, kujdesuni për fëmijët e mi!”. Kjo ishte thirrja e fundit që Merita Filaj i bëri Policisë së Shtetit, para se të kryente aktin e vetëflijimit.

19:25
I biri hoqi dorë nga nënshtetësia, reagon Bujar Nishani

Pas vendimit të të birit për të lënë nënshtetësinë shqiptare ka reaguar ish-presidenti Bujar Nishani.

19:12
Trump njohu sovranitetin izraelit mbi Lartësitë Golan, reagojnë vendet e Gjirit

Rusia, Irani, Turqia dhe një sërë vendesh arabe, përfshirë aleatët e Shteteve të Bashkuara në gjirin Persik, si dhe vetë OKB-në, e kritikuan vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’i njohur Izraelit sovranitetin e Lartësive Golan.

18:57
UEFA heton Malin e Zi. Racizmi e penalizon me Kosovën

UEFA vendosi të hapë një procedim disiplinor për Malin e Zi, fajtor për sjellje raciste në dëm të futbollistëve anglezë, në ndeshjen që përfaqësuesja ballkanase zhvilloi në Podgoricë ndaj ishullorëve.

18:42
Ftesë në 5/ Shifra marramendëse, ja sa ka kushtuar seriali në Top Channel

“Riviera”, seriali dramatik më famë botërore, krijuar nga Neil Jordan e me protagoniste aktoren e njohur Julia Stiles, prej disa javësh ka nisur transmetimin në ekranin e Top Channel, çdo të martë në orën 21:00.

18:26
Beograd, tubim përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës

Organizatat joqeveritare “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR), “Fondi për të Drejtën Humanitare” dhe “Gratë në të zeza” organizuan të martën në Beograd një tubimi përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit.

18:06
Tahiri përfundon i pandehur, kërkon gjykim të shkurtuar: Kam shpresë te drejtësia

Pas një procesi maratonë që zgjati 8 orë, Gjykata e Krimeve të Rënda mbylli seancën paraprake dhe dërgoi në gjykim themeli ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nën akuzë për trafik narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai është i akuzuar së bashku me 3 ish-zyrtarë policie, të cilët janë në kërkim.

17:49
Dosja “Tahiri” shkon për gjykim, ish-ministri kërkon gjykim të shkurtuar

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur ta dërgojë për gjykim dosjen “Tahiri”, pas një seance paraprake që zgjati plot shtatë orë e gjysmë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe 3 ish-zyrtarë të policisë.

17:45
Një boshnjak për Kombëtaren? Safet Sušić po negocion

Kur i gjithë opinioni sportiv në vendin tonë pret të njohë trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare të futbollit, shumë emra të njohur i shtohen garës virtuale për stolin e kuqezinjve.

17:28
Veprime të koordinuara dëmtuese, Facebook mbyll llogari edhe nga Kosova

Rrjeti social Facebook njoftoi se ka mbyllur disa llogari nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke përmendur si shkak për këtë lëvizje, ato që i cilëson “veprime të koordinuara dëmtuese”.

17:08
Policia private/ Vokshi: Rama, miliona euro kandidatëve për bashki

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, reagoi kundër qëndrimit të Ramës për shërbimet e sigurisë.

17:05
Vakancat në Kushtetuese, presidenti: 13 kandidatë në garë, lista në KED

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar emrat e kandidatëve që kanë shfaqur interesin e tyre për të plotësuar vakancat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

17:04
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Ali Mema

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është mësuar pak më parë se ish futbollisti i njohur i Tiranës dhe Kombëtares Shqiptare, Ali Mema është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

16:45
Godet sërish “Indiana Jones i botës së artit”

Një detektiv holandez i veprave të artit, i mbiquajtur “Indiana Jones i botës së artit” ka goditur përsëri, këtë herë me bujë edhe më të madhe: Arthur Brand arriti të gjejë një pikturë të Pablo Picassos që vlen 25 milionë euro.

16:31
“San Siro” do të “zhduket”. Projekt i përbashkët mes Milanit e Interit

Stadiumi “San Siro” duket se po shkon drejt zhdukjes!

16:02
Çili në “Top Talk”: Qeveria dhe opozita, kundër Reformës në Drejtësi

Për të folur rreth situatë aktuale politike në vend, i ftuar në Top Talk këtë të martë ishte botuesi Henri Çili, i cili u shpreh se qeveria në “underground” po punon për ta dëmtuar reformën në drejtësi, duke shtuar se nuk e kupton as pretekstet e opozitës kundër saj.

16:02
Çili në “Top Talk”: Rama, jo kryeministër pa u konfirmuar në zgjedhje

Për të folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike brenda mazhorancës, opozitës, por edhe për konfliktin politik mes tyre, i ftuar në studion e “Top Talk”, ishte botuesi Henri Çili.

16:01
Çili në Top Talk: Veliaj, rival i Ramës

Të shtunën Veliaj shpalli zyrtarisht kandidaturën për një mandat të dytë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

15:44
Soreca: Të kapërcehen dallimet partiake dhe të dialogohet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, nëpërmjet një postimi në Twitter, tha se vendi ka bërë përparim të konsiderueshëm por ka ende punë për të bërë deri në qershor.

15:42
Lezha nuk ka muze; Historia strehohet në bodrum

Lezha është një ndër qytet më të lashta dhe me mjaft vlera historike, kulturore, arkeologjike dhe etnografike, por që shumë prej këtyre vlerave vazhdojnë të jenë të panjohura si për banorët e Qarkut të Lezhës, ashtu edhe për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

15:36
Indianët mashtrues do votonin në Sauk

Në morinë e listave të votuesve për zgjedhjet vendore që mbahen në 30 qershor janë edhe emrat e dy biznesmenëve indiane Nitin dhe Cetankumar Sandesara.