Ka filluar me debate të forta emisioni Open në Top Channel. Debati i parë u nis mes Ministrit të Turizmit Blendi Klosi dhe opinionistit Neritan Sejamini.

Debati nisi kur Sejamini tha se shteti është redaktuar në një kompani private.

Në fillim kur ra tërmeti kemi veëm skavatorët të Bami sh.p.k dhe disa ushtarë me lecka në kokë në një cep. Nuk kishte ambulance, zjarrëfikëse. Kush ëstë shteti, Bami shpk?- tha Sejamini.

Bami shpk është kompania e një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe ai si vendas skoi dhe dha ndihmën. Bami shpk nuk është oligark. Shteti doli në terren- iu përgjigj Klosi.

Ti nuk je eskpert në emergjencat civile. Ti nuk merr vesh në këtë punë. Ti nuk duhet të ishe në terren. Duhet të ishe në zyrë dhe në terren dhet të shkonin ekspertët- vijoi debatin Sejamini.

Po në qoftë se nuk do dilnin në terren do thonit pse nuk dolën?- ndërhyri Iris Luarasi.

Jo këtë nuk e them. Po të lexohet protokolli nuk do dilnin në terren. Shteti është barrela de jo batanija, ambulanca, dedektorët dhe jo udhëheqësi që është edhe ekspert, inxhinier, arkitekt dhe kryeministër- tha Sejamini.

Top Channel