Jo Pochettino dhe jo Allegri, Arsenali kërkon të zëvendësojë të larguarin Unai Emery me Carlo Ancelottin.

Topçinjtë bëjnë tifo që Aurelio De Laurentiis presidenti i Napolit ta shkarkojë nga detyra ish-teknikun e Bayernit dhe Realit pasi e duan në Londër Ancelottin dhe kjo është pikërisht arsyeja që drejtuesit e klubit nga Emirates Stadium kanë emëruar në stol si trajner të përkohshëm suedezin Freddie Ljungberg.

Sfida e radhës ndaj Udineses mund të vendosë shumë për fatin e Ancelotti te Napoli, por për De Laurentiis edhe nëse vendos ta shkarkojë largimi i Ancelotti nuk do të ketë një kosto të madhe pasi palët kanë firmosur një klauzolë që në Carleto largohet para 31 majit do të marrë vetëm 500 mijë euro.

Duke marrë në konsideratë situatën e ndërlikuar mes palëve dhe të gjitha këto fakte, drejtuesit e Arsenalit besojnë se Ancelotti mund të jetë trajneri i ri i skuadrës së tyre.

Top Channel