Furra e bukës që nuk u mbyll/ Mireli: Kjo punë është mision dhe ato ditë duhet të bëja të pamundurën

05/12/2019 19:49

Ky që shihni në foto është Mirel Muka, ai e ka furrën e bukës ngjitur me ish hotel Tropikal në Durrës dhe nuk e ka mbyllur atë për asnjë moment.

Pas tërmetit aj u ka thënë punëtorëve të largohen pasi njëri nga punëtorët Esat Dragoi rrezikoi jetën.

Ndërkohë pas tërmetit ai hapi furrën dhe ju ofroi bukë banorëve dhe punonjësve që punojnë ngjitur me godinat e shembura.

Në një lidhje live në Top Channel me gazetaren Anila Hoxha ai tha: “Kjo punë është mision dhe ato ditë duhet të bëja të pamundurën. Pamë tmerrin ato ditë e përjetuam keq megjithëse bëra të fortin. I largova punonjësit dhe i ndihmova aq sa munda ata që kishin nevojë , kush nuk mundej u jepja dhe pa lekë bukët. Unë kam jetuar 18 vjet në Zakynthos dhe atje tërmetet janë të shpeshta, po nuk pasur ndonjëherë dëmtime si këtu”.

Top Channel