E diel, 30 Qershor 2019
19:49
Reagimet e para pas votimit, LSI: Nuk i mbushni dot kutitë, çdo gjë është filmuar

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj është e para që reagon pas mbylljes së procesit të votimit për bashkitë e vendit. Në një reagim në rrjetet sociale, Mehmetaj akuzon kandidatin e PS, Erion Veliaj, se po kërcënon komisionerët për të mbushur në mënyrë fiktive kutitë.

19:26
30 qershori/ Rezultatet e para nga bashkitë kryesore

Orari zyrtar i votimeve të 30 qershorit ka përfunduar. Në përgjithësi procesi ka kaluar pa incidente.

19:26
Mbyllet votimi te ‘Vasil Shanto’ në kryeqytet, në bastionin e PS pjesëmarrja në 26.7%

Është mbyllur procesi i votimit në KZAZ nr.35 në Tiranë, e vendosur në shkollën 9-vjeçare ‘Vasil Shanto’. Kjo KZAZ, e përfshirë në njësinë nr.5, njihet edhe si bastioni i Partisë Socialiste në kryeqytet, por pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë relativisht e ulët.

19:01
Përfundon orari zyrtar i votimit, procesi kalon pa incidente

Ora 19:00 shënon përfundimin e procesit të votimit për 61 bashkitë në të gjithë vendin. Procesi që prej mëngjesit ka qenë i qetë, me disa incidente të vogla, ndërkohë që edhe pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e ulët.

18:49
Kavajë/ Përfundon procesi, mblidhen kutitë e para

Në Kavajë ka përfunduar procesi i votimit.

18:46
Basha për ‘Al Jazeera’: Shqiptarët të shokuar nga mos-reagimi i ndërkombëtarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për ‘Al Jazeera’, ku thekson se shqiptarët janë të shokuar nga mos-reagimi i komunitetit ndërkombëtar për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar që, sipas tij, janë tashmë të provuara.

18:42
PD denoncon: Në Burrel mbyllet dera pa përfunduar votimet

Sipas PD në Burrel është mbyllur dera e shkollës Ilia Qiqi, pa përfunduar ende votimet.

18:29
Veliaj me të birin në krah: Ka akoma kohë për të votuar!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Velia u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë sa ka akoma kohë.

18:04
Klos/ Konflikt me vëzhguesin, një i lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Klosit, ku raportohet se në një qendër votimesh në zonën Gurrë e madhe ka pasur një situatë konfliktuale.

17:48
Basha dhe Kryemadhi takim në PD

Ndërkohë që procesi i votimeve vazhdon, mësohet se kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi janë takuar në selinë blu.

17:40
Tifozët e Atalantës ftojnë partneren e Guarin në Bergamo

Fredy Guarin është shumë pranë rikthimit në Serinë A. Do të veshë sërish fanellën zikaltër, por jo atë të Interit. Columbiani po planifikon nënshkrimin me Atalantën, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions.

17:30
Fotogaleri/ Ne jemi çfarë hamë!

Këto fruta dhe perime i japin kuptim shprehjes “ne jemi çfarë hamë”.

17:11
Ndryshimet drastike para dhe pas! – Foto

Transformime drastike të këtyre nuseve. Ja se si duken ato para dhe pas!

16:44
Në Pogradec dhe Elbasan emigrantët vijnë për Zgjedhjet Vendore

Ditën e sotme shumë emigrantë janë kthyer duke lënë punët e tyre, sepse i shohin shumë të rëndësishme këto zgjedhje.

16:43
PD: KQZ gënjen. Pjesmarrja 10% deri në orën 15:00 pasdite

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen në votime.

16:40
Foto-lajm/ Ndërpresin dasmën për të votuar

Shqiptarët iu janë bashkuar sot qendrave të votimit për të hedhur votën e tyre.

16:17
Ditë zgjedhjesh, por Ilir Meta merr rreze dielli

Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor, e ndërsa Presidenti i vendit po shijon rrezet e diellit së bashku me Tedi Blushin.

16:10
Pjesëmarrja në zgjedhje/ KQZ jep të dhënat për votuesit deri në 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë shifra të tjera të përditësuara për votimin deri në këto momente.

16:01
“Rama ik”/ Njësia e Bashës mbushet me parrulla

Njësia e kreut të PD-së, Lulzim Bashës është mbushur me parrulla Rama ik!.

15:56
Këto vajza kthehen pas në kohë! – Foto

Festivali “Glastonbury” rikthehet pas në kohë, femra të zhveshura dhe dëfrim i tepruar.

15:20
Vota e 30 qershorit/ Top Channel, transmetim maratonë – LIVE

Sot në Shqipëri mbahen zgjedhjet vendore për 61 kryetarët e bashkive. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë.

15:11
Voton Bamir Topi: Kundër bojkotit, bëra detyrën time. Reflektoni!

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka zgjedhur të votojë sot edhe pse vjen nga një e kaluar politike tek demokratët të cilët nuk marrin pjesë në zgjedhje.

15:05
Vota për Tiranën/ Mesazhet e Erjon Veliajt dhe Arben Skenderit

Kandidati i Socialistëve për Tiranën Erjon Veliaj dhe ai i Bindjes Demokratike Demokratike, Arben Skenderi.

15:04
Skrapar/ Incident në qendrën e votimit, raportohet për të lënduar

Një incident ka ndodhur në një nga qendrat e votimit në Skrapar ku raportohet dhe për të lënduar.

14:54
Paskuqan, konflikt mes disa personave – VIDEO

Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre, duke lënduar të paktën njërin prej tyre.

14:49
Tiranë/ Shtabi elektoral i PS: Kanë votuar 16.4 % e qytetarëve

Deri më tani kanë votuar 108 mijë votues ose 16.4 % në të gjithë bashkinë Tiranë, sipas shtabit elektoral të kandidatit Erion Veliaj.

14:49
Penguan qytetarët që të votonin, shoqërohet ish-efektivi dhe një tjetër

Pengoi një qytetar që të votonte, Policia e Korçës shoqëron ish-efektivin. Sipas të dhënave paraprake Resul Ravolli 55 vjeç, i bënte presion qytetarit për ta penguar që të ushtronte të drejtën e tij Kushtetuese për zgjedhur.

14:43
Manchester City zgjedh kapitenin e ri, është një spanjoll!

Pak ditë më parë ai mori vendimin se edicioni 2019-2020 do të jetë i fundit për të me Manchester City-in, madje duke refuzuar edhe rinovimin me 2 vite të kontratës, për të firmosur vetëm për 1 vit pasi në 2020-ën nuk e shikon më veten të denjë për të mbajtur veshur fanellën e një klubi të madh si Citiziens.

14:29
Edhe të dënuarit votojnë, në Burrel dhe Klos numri i votuesve është i ultë

Sot në këtë ditë zgjedhjesh, të drejtën për të votuar e kanë edhe të dënuarit. Konkretisht në Qendrën e Votimit 938/2, e instaluar në Burgun e Burrelit, deri në orën 13.00, kane votuar 50 %  të personave, përfshi këtu të dënuar dhe të paraburgosur, që kanë të drejtë vote. Në total në këtë burg 113 persona kanë të drejtë votë.

14:25
E pazakontë! Në Ngraçie të Mallakastrës voton vetëm 1 person

Në fshatin Ngraçie në Mallkastër deri më tani është regjistruar vetëm një votë.

14:23
Gjendet kandili vdekjeprurës në bregedetin e Marbellas, Spanjë

Një kandil deti vdekjeprurës është parë në bregdetin e Marbellas, në Spanjë dhe këto lloj speciesh shkaktojnë dhimbje shumë të mëdha, madje dhe vdekjen e njeriut.

14:14
Gjirokastër/ Pjesëmarrje e ulët në Dropull

Në qendrën e votimit 4269 në bashkinë e Dropullit ka pasur pjesëmarrje të ulët të votuesve.

13:58
Salianji: Sot, ditë e zezë për Shqipërinë

Demokrati Ervin Salianji në një lidhje direkte për Top Channel me Eni Vasilin ka folur për situatën e deritanishme në qarkun e Korçës, ku ai edhe ndodhej.

13:45
Gris fletën e votimit dhe tenton të marrë vulat e komisionit, arrestohet 66-vjeçari

Një 66 – vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

13:33
Voton Fatmir Xhafaj bashkë me familjen: I keqardhur për ata që bojkotuan

I shoqëruar dhe nga pjesëtarë të familjes, deputeti socialist dhe një nga figurat më të rëndësishme të kësaj force i është drejtuar qendrës së votimit për të votuar.

13:28
Delvinë/ Shtohet kërkesa për fletë votimi

Në Delvinë është kërkuar që numri i fletëve të votimit të rritet me 400.

13:16
Në pritje të kalimit te Milani, Theo Hernandez relaksohet me të dashurën seksi!

Në pritje për të hedhur të zezën mbi të bardhë për t’u lidhur zyrtarisht nën kontratë me Milanin, mbrojtësi i talentuar spanjoll Theo Hernandez po shijon ditët e tij të fundit të pushimeve dhe relaksit në krah të të dashurës së tij super seksi Adriana Pozueco.

13:13
Qëlloi me armë zjarri në ajër, policia arreston autorin

Qëllon me armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel -Klos, me qëllim krijimin e panikut, por arrestohet në flagrancë nga Policia.

13:11
Indiferentët e zgjedhjeve/ Ata që nuk janë “tifozë” të zgjedhjeve

Por ka edhe indiferentë të zgjedhjeve. Ata që nuk janë “tifozë” dhe që sot po vijojnë jetën e tyre.

13:10
Nën procedim penal, kryebashkiakja e Shkodrës: Jam e gatshme që të…

Vetëm pak orë pasi u procedua nga policia për bllokim të qendrave të votimit, vjen një reagim nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

13:09
30 qershori, pro dhe kundër/ Ata që votojnë dhe nuk votojnë në zgjedhjet e sotme

30 qershori, pro dhe kundër. Ata që votojnë dhe nuk votojnë në zgjedhjet e sotme.

12:53
Zgjedhjet/ Shoqërohet në polici një person, tentoi të thyej kutinë e votimit

Një person, i cili ka tentuar thyej kutinë në qendrën e votimit në Shkollën “Ibrahim Rugova” është shoqëruar nga policia.

12:42
Zgjedhjet LIVE/ Në Vagalat të Sarandës votohet me “lista dore”

Në qendrën e votimit të fshatit Vagalat të Sarandës, ndryshe nga qendrat e tjera të votimit, emrat e votuesve nuk janë të printuar, por të shkruar me dorë.

12:35
Tentohet thyerja e kutive të votimit në Kamzë, ndërhyn policia

Një person ka tentuar të thyejë kutitë e votimit në Kamzë.

12:29
Ministrja Shahini voton për herë të parë në Shqipëri

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini ka votuar sot pranë qendrës së votimit në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Tiranë.

12:27
Shijak/ Gjendet trupi i pajetë i 31 vjeçarit

Një ditë më parë është raportuar se një 31-vjeçar me iniciale A.A,banues në Maminas, është mbytur në rezervuar në Rubjek, Shijak.

12:24
Ambasadorja Audrey Glover anulon monitorimin e votimit në KZAZ nr. 35

Ambasadorja Audrey Glover, udhëheqësja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, kishte parashikuar që paraditen e sotme, në orën 10:45 të vizitonte  qendrën e votimit në shkollën “ Vasil Shanto” – KZAZ nr.35, vizitë që është anuluar.

12:22
Tahiri voton në të njëjtën QV me Veliajn/ Ka edhe një mesazh për policinë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke deklaruar se do të donte që e gjithë kjo që ndodhi në politikën shqiptare të mos kishte ndodhur, ka theksuar pasi votoi sot në qëndrën te Parku Olimpik i Tiranës se ka ushtruar të drejtën kushtetuese.

12:14
Opozita “voton” tek Vasil Shanto – VIDEO

Mbështetësit e opozitës kanë zgjedhur të protestojnë në forma nga më të ndryshmet këtë të diel, duek evituar përplasjet me policinë dhe qytetarët e tjerë.

12:01
Zv/ambasadori amerikan monitoron një KZAZ në Tiranë

Zv/ambasadori amerikan Daniel Koski ka monitoruar sot nga afër KZAZ-në nr 35, të Njësisë Nr 5., Tiranë, ku ka qëndruar për më shumë se 10 minuta.

11:59
Votimet në Vaun e Dejës/ Nuk ka probleme edhe pse gjatë javës u dogjën materialet zgjedhore

Në Bashkinë e Vaut të Dejës, një njësi ku pati edhe incidente gjatë fazës përgatitore të zgjedhjeve procesi ka nisur në pjesën më të madhe të votimit.

11:56
Zgjedhjet/ Në Finiq votojnë familjarisht – FOTO

Në Kranë të bashkisë së Finiqit qytetarët po votojnë familjarisht.

11:54
Shijak, gjendet një trup i pajetë në rezervuarin e fshatit

Një 31-vjeçar është gjetur i mbytur në një rezervuar në Shijak.

11:53
Vlorë, zgjedhje dhe plazh/ Në garë kandidati i PS dhe ai i Bindjes Demokratike

Vlorë, zgjedhje dhe plazh Në garë kandidati i PS dhe ai i Bindjes Demokratike.

11:40
Protesta me këngë e valle/ Korçë, Tiranë, Shijak dhe Burrel marshimi i militantëve të opozitës

Ashtu siç pritej opozita ka zhvilluar protesta në zonë të ndryshme gjatë kohës që kishte nisur votimi.

11:40
Zgjedhjet LIVE/ KQZ: Pjesëmarrja deri tani 12%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë edhe shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 11:00 në zgjedhjet vendore të 30 qershorit

11:38
Rivali  i Veliajt, apel qytetarëve: Vota juaj të jetë mbështetëse dhe jo ndëshkuese

Rivali i Erjon Veliajt për Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi është paraqitur në Qendrën e Votimit pranë shkollës ‘Dëshmorët e Lirisë”, për të votuar.

11:31
Italianët që votojnë në Shqipëri/ Albano Carrisi dhe prezantuesi i “Striscia” Ezio Greggo

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve vendore në Shqipëri, ku nënvizon se mes zgjedhësve të regjistruar janë edhe këngëtari italian Albano Karrizi dhe prezantuesi i njohur, Ezio Greggio, sipas një hulumtimi të realizuar nga gazeta italiane.

11:30
Zgjedhjet vendore/ Disa QV në Shkodër ende nuk janë hapur. Në Pogradec s’ka komisionerë

Ndonëse zyrtarisht procesi i votimit është hapur për zgjedhjen e krerëve të 63 bashkive në orën 7:00,  në disa njësi adminstrative ka pasur probleme. Procesi nuk ka nisur në të gjitha Qendrat e Vorimit në Shkodër.

11:24
Voton edhe senatori italian me shtetësi shqiptare: Vota, s’duhet të jetë kurrë problem

Këtë të diel, qendrave të votimit në Tiranë i janë drejtuar edhe të huajt të cilët kanë marrë shtetësi shqiptare. Një prej tyre është edhe senatori Italian Luciano D’Alfonso, i cili nga viti 2003-2009 ka qenë kryebashkiak i Pescara dhe ka shërbyer si President i rajonit të Abruzzos në Itali.

11:22
Zgjedhjet lokale/Militantë të opozitës, protesta paqësore në Tiranë

Protestuesit e opozitës së bashkuar po protestojnë sot në disa qendra votimit në Tiranë.

11:19
Ish-presidenti Moisiu: Zgjedhjet kanë defekt. Moszbatimi i 30 qershorit do krijonte precedent të rrezikshëm

Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka votuar sot në Tiranë, duke thënë se po ushtron detyrën ve tij kushtetuese për të zgjedhur. Pasi hodhi votën në kuti, ish-Presidenti nuk la pa bërë një koment në lidhje me këtë situatë, duke thënë se këto zgjedhje kanë një defekt për shkak të mungesës në garë të opozitës tradicionale.  

11:16
Kupa e Afrikës/ Supersfida Kamerun-Ganë nuk prodhon fitues

Asnjë gol në 3 ndeshje. Raundi i dytë i sfidave në grupe të Kupës së Afrikës është mbyllur me tre rezultate 0-0 që nuk kanë përmbushur aspak pritshmëritë e tifozëve.

11:11
Botërori i Femrave/ Holandë-Suedi gjysmëfinalja e dytë, eliminohen Italia dhe Gjermania

Do të diskutohet mes Holandës dhe Suedisë gjysmëfinalja e dytë e Botërorit të femrave që po zhvillohet aktualisht në Francë.

11:06
FOTOLAJM/Partizanët e PD, shpërndajnë “trakte” në rrugë

Disa të rinj, mbështetës të Partisë Demokratike,kanë zgjedhur një formë simbolike për të kundërshtuar zgjedhje e kësaj të diele, duke shpërndarë “trakte” në rrugë.

11:05
PS Kukës përgënjështron PD: Pjesëmarrja në zgjedhje e lartë

Teksa një pjesë e mirë e qytetarëve kanë dalë të votojnë këtë të diel, mbështetës të opozitës bëjnë thirrje për bojkot.

11:05
Armando Subashi: Fluksi është i madh dhe votimet po ecin normalisht

Armando Subashi, kreu aktual dhe kandidati për kryetar në Bashkinë e Fierit , voton sot.

10:55
Urdhëroi mbylljen e Qendrave të Votimit, procedohet penalisht Voltana Ademi

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht, në gjendje të lirë kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”.

10:48
FOTO-LAJM / E moshuara me paterica i drejtohet kutisë së votimit

E drejta e votës nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një detyrë qytetare.

10:34
Durrës/ 53-vjeçari ‘grabit’ kutitë e votimit dhe kërcënon me armë komisionerët, arrestohet

Një incident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një qendër votimi në Durrës. Sipas policisë një 53-vjeçar është futur me armë në qendrën e votimit, kërcënon komisionerët, thyen kutinë e votimit, por arrestohet në flagrancë.

10:33
Zgjedhjet në mediat ndërkombëtare/ BBC, AP, DW pasqyrojnë zhvillimet në Shqipëri

Shqipëria përgatitet për një situatë të tensionuar zgjedhore e mban një palë zgjedhje si asnjë tjetër që prej daljes nga komunizmi në 1990-tën, thotë BBC, duke treguar që në fillim të lajmit sesa të veçanta konsiderohen këto zgjedhje të shumë diskutuara lokale në vendin tonë.

10:18
Incidente në Berat dhe Shkodër, KQZ ndryshon vendndodhjen e QV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që në Shkodër të ndryshojë vendndodhjen për gjashtë Qendrat e Votimit.

10:16
Zgjedhjet e 30 qershorit: Në votime edhe prindër më fëmijë

Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Disa prej qytetarëve shihen në pamje të shoqëruar së bashku me fëmijët e tyre.

10:09
Valbona Sakollari: Bëni ndryshimin në kutinë e votimit

Kandidatja e BD në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari ka votuar dhe iu bënë një thirrje të gjithë qytetarëve.

09:59
Safet Gjici bënë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë

Kandidati për kryetar në Bashkin e Kukësit, Safet Gjici ka votuar në Shkollën Avni Rustemi.

09:55
Paloka publikon videon: Rama kapet me zë e figurë duke blerë vota

Partia Demokratike hedh akuza ndaj Partisë Socialiste për blerje votash. Ish-deputeti Edi Paloka nëpërmjet një deklarate për mediet u shpreh se është dokumentuar me zë dhe figura blerja e votës, edhe kur Edi Rama është i vetëm në votime.

09:46
Me shall të kuq, valle dhe këngë për Enverin/ Ja si protestohet në Korçë – VIDEO

Në Korçë, mbështetësit e opozitës kanë zgjedhur një formë ndryshe për të protestuar kundër zhvillimit të zgjedhjeve këtë të diel.

09:43
Voton Lleshaj: Zgjedhjet po zhvillohen të lira dhe të qeta

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është paraqitur në qendrën e votimit për të votuar rreth orës 09:30 në QV e instaluar pranë shkollës “Fan Noli”, Tiranë.

09:33
Rama: Kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin ka një fund të dështuar dhe me turp

Kryeministri Edi Rama rreth orës 09:18 ka shkuar për të votuar në Qendrën e Votimi që ndodhet pranë shtëpisë së tij në Surrel. Shefi i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

09:32
Rama befason për zgjedhje, jo me votë, por me veshje – FOTO

Kryeministri Rama ka votuar vetëm pak çaste më parë në Surrel. Por veç deklaratave të tij ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje ka qenë veshja e tij.

09:05
PD e Fierit: Policia ka shoqëruar dy vëzhguesit tanë

Partia Demokratike pretendon se janë shoqëruar në polici dy persona për shkak se ishin duke numëruar njerëzit që futeshin në Qendrat e Votimit për të votuar.

08:55
Zgjedhjet LIVE/ Shpërthim gjatë natës në QV Burrel, digjen materialet zgjedhore

Në shkollë 9 vjeçare në Bushkash, në Njësinë administrative Ulëz raportohet se pak pas mesnate ka ndodhur një shpërthim me lëndë djegëse.

08:47
Zyrtarja amerikane monitoron procesin e votimeve

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara Leyla Moses-Ones, paraditen e kësaj të diele ka vizituar një nga KZAZ-të në Tiranë. Zyrtarja amerikanë ndodhet në KZAZ-në, nr 35, pranë shkollës Edith Durham,  për të parë nga afër procesin e votimeve. Në këtë KZAZ ka tre qendra votimit.

08:44
Veliaj voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Dilni votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili garon për një mandat të dytë, ka mbërritur pak pas orës 08:30 në qendrën e votimit tek “Parku Olimpik”, për të ushtruar të drejtën e votës.

08:41
Zgjedhjet LIVE/ Gramoz Ruçi: Ka ikur koha e diktaturës, palët të reflektojnë

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.

08:20
Zgjedhjet LIVE/ Tiranë, protestues tek “Shkolla e Baletit” dhe “Kushtrimi i Lirisë”

Disa persona janë grumbulluar pranë “Shkollës së Baletit” në Tiranë, por që raportohet se janë shpërndarë sapo është afruar policia.

08:13
Bojkot, djegie mandatesh, protesta/ Beteja e opozitës brenda dhe jashtë parlamentit për rrëzimin e Ramës

Opozita e kishte bojkotuar disa herë herë Kuvendin, por duke dalë dhe u kthyer sërish, deri më 16 shkurt. Por, zhvillimi që e nxori jashtë Parlamentit ishte seanca e betimit të ministrave të rinj, ku mazhoranca nuk lejoi debat për riformatimin e kabinetit “Rama 2”.

07:56
Kandidatët e 30 qershorit/ Në 27 nga 61 bashki ka vetëm një kandidat në zgjedhje

Këto zgjedhje lokale janë të parat pas 30 vitesh, ku forcat politike kryesore opozitare në vend, kanë bojkotuar procesin zgjedhor. Si pasojë e këtij bojkoti në 30 bashki ka vetëm një kandidat, nga Partia Socialiste dhe koalicioni i saj, ndërsa në 31 bashkitë e tjera në vend, ka nga dy dhe në pesë, në bashkinë e Këlcyrës, Devollit, Lezhës, Selenicës dhe Beratit, ka më shumë se 2 kandidatë.

07:40
Zgjedhjet LIVE/ Asnjë problem në 7 bashkitë e Qarkut Elbasan

Në asnjë prej 7 Bashkive të qarkut të Elbasanit, nuk raportohen probleme. Edhe pse 2 prej tyre janë drejtuar 4 vitet e fundit nga LSI.

07:33
Zgjedhjet LIVE/ Në Burrel gjithçka gati

Pa probleme ka nisur edhe procesi i votimit edhe në Bashkinë e Burrelit, ku raportohet se janë hapur të gjitha Qendrat e Votimit.

07:29
Zgjedhjet LIVE/ Proces normal zgjedhor edhe në Skrapar

Mëngjesi i së dielës ka filluar me një proces të qetë zgjedhor.

07:24
Zgjedhjet LIVE/ Në Gjirokastër s’raportohen probleme

Procesi i votimit ka filluar normalisht edhe në Bashkinë e Gjirokastrës, ku janë hapur të gjitha qendrat e votimit.

07:15
Zgjedhjet LIVE/ Bulqizë, 55 Qendra Votimi janë gati

Në Bulqizë, të 55 qendrat e votimit janë bërë gati për një proces normal zgjedhor.

07:11
Zgjedhjet LIVE/ Në Vaun e Dejës, vetëm një qendër votimi e pahapur

Bashkia e Vaut të Dejës ka pasur ndoshta përplasjet më të mëdha për mos lejimin e zgjedhjeve më 30 qershor, por kjo e diel i gjen thuajse të gjitha qendrat e votimit të hapura.

07:00
Zgjedhjet LIVE/ Zyrtarisht nis procesi i votimit

Prej orës 07:00 deri në orën 19.00 qytetarët shqiptarë do të votojnë për të zgjedhur 61 kryetarët e bashkive.

06:43
Vota e 30 qershorit/ Sot zgjedhjet lokale në 61 bashki, opozita nuk merr pjesë

Sot në Shqipëri mbahen zgjedhjet vendore për 61 kryetarët e bashkive. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë.

05:55
Çmendet Arsenal/ Ofron 100 milion për sulmuesin e njohur

Dështimi për fitimin e një trofeu sezonin e kaluar ka bërë që Arsenal të mendojë për forcimin e skuadrës. ‘Topçinjtë’ janë në kërkim të një sulmuesi për ti bërë më shumë konkurencë dyshes Lacazette dhe Aubameyang.

05:27
Kupa e Amerikës/ Njihuni me dy gjysmëfinalet

Kupa e Amerikës ka kaluar në fazë e gjysmëfinaleve ku parashikohen 2 ndeshje plot rivalitet.

04:54
Bradley Cooper dhe Lady Gaga sëbashku në një projekt të ri kinematografik

U përfol shumë për një lidhje të mundshme mes tyre, që pas xhirimeve të filmit “A Star Is Born”. Bëhet fjalë për Bradley Cooper dhe Lady Gaga.

04:30
Madrid/ Prostesta masive, kundërshtojnë pezullimin e planit kundër-ndotjes

Mijëra protestues mbushën rrugët e Madridit të shtunën për të kundërshtuar vendimin e zgjedhur të kryetarit të bashkisë për të pezulluar planin kundër ndotjes.