Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane ka rënë në pranga nga policia në Morinë, Kukës.

Arrestimi i tij ka për qëllim ekstradimin në shtetin italian. Bëhet fjalë për arrestimin nga policia kufitare në Morinë, në dalje, e shtetasit R. N., 29 vjeç, banues në Rrëshen.

 

Gjykata Chieti, Itali ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtja pa leje” dhe”Kërcënim i nëpunësit publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel