Dy shtetas kanë rënë në pranga nga policia e Vlorës.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin K.H., banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë dhe 23-vjeçarin H.F., banues në Vlorë.

Arrestimi i K.H-së u bë në fshatin Xhyherinë, pasi ky shtetas duke drejtuar motoçikletën tip Lifan është përfshirë në aksident me një motoçikletë tjetër tip Honda, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i këtij të fundit, 41 vjeçari M.L.

Ndërkohë, H.F ra në pranga pranë rrugës së spitalit, ku shtetasi H.F duke drejtuar motorin e punës, ka aksidentuar 72 vjeçarin L.M, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel