8 persona janë arrestuar në Elbasan, 48 orët e fundit gjatë kontrolleve të policisë rrugore.

Kështu, kanë rënë në pranga E. K., 19 vjeç, banues në Elbasan; N. S., 46 vjeç, banues në Elbasan; D. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan;  B. M., 62 vjeç, banues në Belsh dhe I. M., 58 vjeç,  banues në fshatin Trojas, Belsh. Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Gjithashtu O. K., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe F. M., 22 vjeç, banues në fshatin Katund Ri, Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Ndër të arrestuarit është edhe A. B., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Po si rezultat i kontrollit të shtuara janë pezulluar 15 leje drejtimi për 48 orë, nga këto: 6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 4 për shpejtësi tej normave të lejuara; 5 për drejtim mjeti në sens të kundërt; si edhe janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.

Janë vendosur gjithsej 200 masa administrative nga këto: 30 për mospërdorim të rripit të sigurimit; 50 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 20 për parakalim të gabuar; 100 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor;

 

Top Channel