Nëpër shkolla të Tiranës po punohet për rinisjen e mësimit ditën e hënë më 9 dhjetor.

Një pjesë e mirë e çerdheve dhe kopshteve të kryeqytetit kanë rifilluar punë. Me urdhër të Ministrisë së Arsimit institucionet e arsimit parauniversitar në Tiranë, Vorë, Durrës, Shijak, Krujë e Kurbin nisin të hënën, më 9 dhjetor.

Ndërkohë për universitetet nuk ka ende një datë për rifillimin e procesit akademik.

Gjimnazi “Sami Frashëri” në kryeqytet është nga më të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit. Godina është rrethuar më shiritin e sigurisë. Nxënësit do ta nisin mësimin të hënën, por do të zhvendosen në dy gjimnaze të tjera, në “Qemal Stafa” dhe ”Sinan Tafaj”.

“Unë mësoj te shkolla 9-vjeccare  “Jeronim De Rada”, por shkolla është në rikonstruksion dhe e do ta bëjmë mësimin tek gjimnazi “Sinan Tafaj”. Unë jam gjimnazist te “Qemal Stafa” dhe shkolla jonë është në rregull. Ne kemi punuar me fëmijët këto ditë duke u thënë se ajo gjë kaloi, nuk mund të parashikohet. Unë mësoj në shkollë private, na kanë thënë që është e sigurt. Të hënën ne do t’i rikthehemi rrjedhës normale të jetës”, shprehen nxënësit.

 

Top Channel