Foto ilustruese

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia e Matit.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F.Sh, kapja e të cilit u bë pasi në bashkëpunim me shtetasin D. Sh (i shpallur në kërkim), në qytetin e Klosit, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin M. L., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel