Në një deklaratë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda bëri përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER
Deri në orën 12:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 476 (Tiranë – 211; Durrës – 225; Lezhë – 38; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 414 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN
Janë prishur gjithsej 30 objekte në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, nga të cilat:

Në Bashkinë Durrës: 19 objekte

Në qytetin e Thumanës, Bashkia Krujë: 10 objekte, përfshirë 1 objekt 2-katësh dhe shkollën 9-vjeçare të fshatit Bubq, Bashkia Krujë.

Ndërkohë, po në Bashkinë Durrës:
 Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në Lagjen Kënetë.

 Vijon prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit”.

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:
 Në objektin afër Kompleksit “Tropikal;
 Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës ;
 Në Kompleksin “Miramare”;
 Tek ndërtesa e Familjes Lala në Kënetë;
 Tek ndërtesa tek Rr. “Dhimitër Gjerko”

Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve.

Në fshatin Bubq, Bashkia Krujë ka mbaruar aktualisht procesi i prishjes për objektin 2-katësh, shkollës 9-vjecare dhe ka filluar prishja një objekti 3-katësh.

SHËNDETËSIA
Numri aktual i pacientëve të shtruar në spitale është 19 pacientë (16 pacientë në spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në spitalin Rajonal të Durrësit)
3,839 vizita të kryera në njësitë akomoduese
809 qytetarë të vaksinuar në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë

Top Channel